Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Vendimi i GJKKO për inceneratorin e Tiranës një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e firmosën

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Tabaku: Vendimi i GJKKO për inceneratorin e Tiranës një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e firmosën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike,  Jorida Tabakut, ka reaguar për dënimet e dhëna sot për inceneratorin të Tiranës, ku sipas kandidates në zgjedhjet e 11 majit, janë një thërrime krahasur me realisht çfarë realisht duhet hetuar dhe dënuar.

Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.

Tabaku shprehet se pas 11 majit, Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të plotë në të gjitha kontratat publike duke nisur me inceneratorin e Tiranës, duke reformuar jo vetëm sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por të gjithë sistemin me të cilin sot, bashkia e Tiranës së pari dhe të gjitha bashkitë e tjera, në mënyrë kriminale mbledhin taksat e rritura të qytetarëve për pastrimin dhe i çojnë ato tek inceneratori që nuk ekziston.

Deklarata e Tabakut

“Vendimi gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës, është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë, kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, por ndërkohë vazhdon dhe paguan dhe sot e kësaj dite çdo ditë 88 mijë euro.

Përgjegjësit e inceneratorit të Tiranës, ashtu siç e ka faktuar dhe PD, nëpërmjet komisionit hetimor të inceneratorëve, nisi nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka firmosur të gjitha dosjet, por njëkohësisht edhe vendimet për inceneratorin e Tiranës.

Engjëll Agaçi, personi përgjegjës i cili ka krijuar të gjithë infrastrukturën ligjore, për të mbështetur inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj, i cili është i pari që nën dëshmi ka shkelur ligjin duke firmosur një kontratë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke angazhuar 130 mln euro nga qytetarët e Tiranës.

Arben Ahmetaj, i cili rezistoi, por më pas pranoi për ti dhënë dakordësinë kësaj kontrate.

Damian Gjiknuri për mos ndërprerje të kontratës dhe përgjegjës kryesor për zbatimin e saj.

Belinda Balluku e cila kishte përgjegjësinë për Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pagesat e përditshme të inceneratorit.

Lefter Koka, njëkohësisht si iniciatori i ofertës së pa kërkuar.

Një sërë zyrtarësh të nivelit të dytë, rreth 60 të tillë të përfshirë në vendimin për inceneratorin e Tiranës.

Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.

Gjatë komisionit hetimor ne i hapëm dyert publikut për të bërë transparencë dhe qytetarët panë se, inceneratori përveç të gjithë këtyre pagesave që vazhdojnë e bëhen deri më sot, 100 mln euro kanë arritur deri ditën e sotme.

Përveç shkeljes së ligjit, përveç korrupsionit, përveç përfshirjes politike, ai nuk ekziston.

Dhe sot ndërkohë që po flasim, plehrat e Tiranës dergjen në landfillin e Sharrës, duke prodhuar jo vetëm ndotje për qytetarët, por duke prodhuar dhe aferën më të madhe, korruptive.

Sot në Sharrë është instalacioni më i madh i korrupsionit, por ndërkohë nga ana tjetër është edhe instalacioni i përfshirjes së politikës, me mafian e mbetjeve.

Partia Demokratike nuk do të reshtë jo vetëm së denoncuari këtë aferë, ashtu siç kemi bërë. Rreth 12 padi sot janë dorëzuar në SPAK për inceneratorin e Tiranës, mijëra faqe dokumente të cilat provojnë përfshirjen e politikës, krimit të organizuar, mbështetjen politike që i është dhënë këtij projekti, dhe njëkohësisht edhe përfshirjen e të gjithë zyrtarëve, së pari të nivelit të parë politik, nga kryeministri dhe ministrat, deri te kryetari i bashkisë dhe së dyti të gjithë zyrtarëve të nivelit të dytë.

Menjëherë pas 11 majit, Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të plotë në të gjitha kontratat publike duke nisur me inceneratorin e Tiranës, duke reformuar jo vetëm sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por të gjithë sistemin me të cilin sot, bashkia e Tiranës së pari dhe të gjitha bashkitë e tjera, në mënyrë kriminale mbledhin taksat e rritura të qytetarëve për pastrimin dhe i çojnë ato tek inceneratori që nuk ekziston.

Kjo çështje do të ketë drejtësi, një ditë do të ketë drejtësi dhe këtë drejtësi do të ua ofrojmë ne qytetarëve, për të gjithë ato që sot vazhdojnë e paguajnë taksat në inceneratorin e korrupsionit, që sot dergjet në landfillin e Sharrës.

Previous Post

Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin

Next Post

Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al