Saturday, June 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

Editor by Editor
June 13, 2025
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë gjatë seancës së Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka denoncuar sjelljen e qeverisë në zgjedhjet e 11 majit, duke paralajmëruar se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë një fasadë që injoron standardet demokratike.

Ajo iu referua qartë raportit të OSBE-ODIHR që, sipas saj, “është një akt-ekspertimi që vulos realitetin e një shteti që vepron në shërbim të një partie”.

Raporti vë në dukje shkrirjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë, përdorimin e të dhënave personale dhe presionin sistematik ndaj administratës për të shërbyer si mekanizëm elektoral.

Tabaku theksoi se integrimi nuk është një proces teknokratik, por një kontratë politike me qytetarët, dhe sipas saj, raporti i OSBE-ODIHR është dëshmi e dështimit të kësaj kontrate.

Gjatë fjalës së saj pati edhe një përplasje të shkurtër me deputeten Kodheli, e cila kundërshtoi theksimin e këtyre shqetësimeve.

Tabaku reagoi duke thënë: “Jam këtu për të shprehur mendimin tim politik. Ndoshta nuk ju pëlqen, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin.”

Pjesë nga fjala e znj Tabaku:

Sot diskutojmë për një nga grupkapitujt më të rëndësishëm në procesin e integrimit: Clusteri 4 – që përfshin politikat e mjedisit, klimës, energjisë dhe ndërlidhjes. Të gjitha këto janë fusha që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve shqiptarë dhe që lidhen ngushtësisht me modelin ekonomik dhe shoqëror që ne duam të ndërtojmë në të ardhmen.
Por, nuk duhet të harrojmë se ky diskutim zhvillohet vetëm pak javë pas një procesi zgjedhor, i cili testoi jo vetëm vullnetin e qytetarëve, por edhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona demokratike. Dhe nëse integrimi europian ka një themel të padiskutueshëm, ai është pikërisht sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira.
Ne po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, për ndërlidhjen, për energjinë dhe që prekin qytetarët. Por, nuk duhet të harrojmë që jemi në një pikë kthese pasi jemi pas zgjedhjeve dhe kemi testuar se si kjo qeveri sillet me themeloret – pra me kapitullin e zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit.
Ky është kapitulli që hapet i pari dhe mbyllet i fundit për nga rëndësia që ka. Dhe një vlerësues i këtij progresi është padyshim raporti i OSBE-ODIHR, që në versionin e tij paraprak flet hapur për abuzimin me pushtetin dhe për zhdukjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë.
Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Qeveria duhet të sigurojë uniformitet në zbatimin e detyrave. Ne kemi nevojë për një diskutim të thellë institucional për procesin zgjedhor, pasi nuk mund të heshtë Tirana.

Previous Post

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

Next Post

Vodhi çantat e punonjësve në spital, arrestohet 40-vjeçari

Next Post
Vodhi çantat e punonjësve në spital, arrestohet 40-vjeçari

Vodhi çantat e punonjësve në spital, arrestohet 40-vjeçari

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

June 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al