Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmi ndaj “One”/ Gazetarja: Ka dyshime të forta se po fshihet diçka! Ende nuk është futur SPAK-u

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sulmi ndaj “One”/ Gazetarja: Ka dyshime të forta se po fshihet diçka! Ende nuk është futur SPAK-u
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” bastisjen e maskave në zyrat e kompanisë telefonike “One” natën e Krishtlindjeve 2024 dhe njoftimin e policisë vetëm pas tre muajve.

Lala tha se në orën 02.30 të mëngjesit të 25 dhjetorit dy persona të maskuar kanë hyrë në godinë dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar një pajisje, por këto të dhëna nuk janë pranuar zyrtarisht.

Sipas saj, policia ka nisur hetime për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Lala hedh dyshime se mund të jetë ndërhyrë në server dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja tha se ka dyshime të forta se në këtë ngjarje fshihet diçka, por sipas saj, në këto 3 muaj mund të kenë ndodhur shumë gjëra dhe mund të jenë fshirë pamjet.

“Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe. Gentian Koçi, punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert dhe duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.

Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”. Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.

Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra. Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.  Kompania “One” është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ka dyshime, por për momentin kjo ngjarje hetohet në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Veliaj. Po kqyren shumë kamera të bizneseve përreth.  Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.

Në ato ambjente janë serverat e kompanisë dhe kompjuterat që mbajnë të gjithë bilancet. Dyshimet janë që mund të kenë ndodhur shumë gjëra, hetimi do ta përcaktojë. Që kur ka ndodhur ngjarja, ka kaluar kohë e gjatë dhe shumë pamje filmike, mund të jetë ndërhyrë për zhdukjen e çdo prove. Kompania One është kliente kryesore e kompanisë së vëllait të Veliajt. Prokurorët po e shohin edhe këtë aspekt. Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për dy vepra penale, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe për moskallëzim krimi.

Prokuroria ka dyshime. Nuk kemi përgjigje zyrtare, a është futur SPAK në këtë çështje dhe a po heton SPAK këtë aspekt, për të parë a ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse ka dyshimin më të vogël, SPAK e tërheq dhe e bashkon me dosjen kryesore. Deri në këto momente nuk është bashkuar. Për hetuesit, që po merren me çështjen po merren shumë kamera sigurie rreth bizneseve, po kqyren celularët. Kjo foto më ka ardhur në telefon dhe në atë kohë kam komunikuar me policinë dhe policia ka kthyer përgjigje se nuk ka informacion. Më pas konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur. Se çfarë kanë tentuar të fshehin, i mbetet hetimit”- tha Lala.

 

Previous Post

Si po përdoren vendet e punës për fushatë

Next Post

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

July 22, 2026
Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al