Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

Editor by Editor
March 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim.

Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe Prokurimet Publike.

Në fushën e drejtësisë, pala shqiptare premton angazhimin për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”.

Por këto angazhime në kuadër të procesit të integrimit bien në kontradiktë me qasjen e re të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës qeverisëse ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti SPAK-ut, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në disa dalje publike të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama kontestoi arrestimin e Veliajt, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes dhe paralajmëroi se ai vetë nuk do t’i pranonte më “paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale”.

Rama po ashtu i krahasoi hetimet e Prokurorisë së Posaçme me metodat e Ish-Sigurimin famëkeq të kohës së diktaturës dhe në një rast kur SPAK publikoi strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, kërkoi ndërprerjen e këtij plani duke pretenduar cënim të lirisë së partive politike.

Sulmet verbale të kreut të qeverisë, i cili deri dje kishte mbrojtur reformën në drejtësi që prodhuan institucione si SPAK, frymëzuan një protestë të paprecedentë kundër kësaj strukture nga mbështetësit e Veliajt dhe Partisë Socialiste, duke vënë kështu në dyshim angazhimet e mazhorancës në negociatat me BE.

SPAK u krijua në fund të vitit 2019 si një nga institucionet e reja që prodhoi reforma e thellë në drejtësi, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016, me nxitje të fortë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Menjëherë pas sulmeve publike të Ramës, përfaqësues të BE-së ritheksuan rëndësinë “kyçe” që kanë për integrimin këto institucione të reja.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato e cilësoi reformën në drejtësi dhe krijimi i SPAK-ut si një “gur themeli në anëtarësimin e Shqipërisë në BE” dhe theksoi angazhimin e BE-së për rritjen e efektivitetit të SPAK-ut dhe të gjithë sistemit gjyqësor, gjatë një qëndrimi publik në fund të shkurtit.

Komisioni parlamentar për Integrimin i kaloi në heshtje sulmet politike dhe anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës në këtë komision nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN për ndikimin që këto sulme mund të kenë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile e shohin sjelljen e Kryeministrit dhe mazhorancës si cënim të sistemit kushtetues të vendit, me pasoja negative edhe në procesin e integrimit europian.

Për Arlind Qorin, kryetar i “Lëvizjes Bashkë”, sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë janë shkelje e detyrimeve që ka vendi ynë në procesin e negociatave.

“Këto shkelje janë të rënda në vetvete, edhe pa marrë në konsideratë procesin e integrimit,” tha Qori për BIRN.

“Sulmet e kryeministrit Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, por edhe turmat e patronazhistëve dhe mungesa e Policisë së Shtetit përpara SPAK-ut, janë në radhë të parë një përpjekje  për frikësimin e tyre për shkak të detyrës dhe cenim i parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve,” shtoi ai.

Sipas Qorit, shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe në përgjithësi institucionet e qëndrueshme janë kritere të detyrueshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E kam të vështirë të përfytyroj se si mund të tolerohet një shkelje e tillë në negociatat me Bashkimin Evropian,” theksoi Qori, duke shtuar se “Shqipëria duhet të hyjë nga dera e parë në Bashkimin Evropian dhe jo si koncesion gjeopolitik, që amniston shkeljen e parimeve themelore të shtetit të së drejtës”.

Ndërsa Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike, e sheh procesin e negociatave me BE-në të konsoliduar dhe të pandikueshëm, por thekson se këto sulme janë  cënim i sistemit kushtetues të vendit dhe me efekte negative në proceset e tjera politike.

“Çfarëdo ndërhyrje e një gjymtyre të shtetit siç është ekzekutivi mbi një pushtet tjetër, në rastin tonë në drejtësi, cënon padyshim Kushtetutën e vendit dhe është e mbarsur me ndikime negative mbi procesin politik në përgjithësi në vend,” tha Preçi.

Sipas tij, të dhënat dëshmojnë se ndryshimi i kursit të mazhorancës së majtë ndaj drejtësisë ka nisur disa muaj para arrestimit të Veliajt, duke treguar një marrëdhënie të tensionuar me organet e drejtësisë që para tryezës ndërqeveritare me BE-në.

Preçi i sheh përpjekjet e Ramës dhe mazhorancës së tij për të frenuar veprimtarinë e SPAK-ut të pasuksesshme dhe se ato duhen vlerësuar sipas tij vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

“Aq më pak këto sulme, sidomos gjatë dy javëve të fundit, nuk kanë cenuar procesin në zhvillim e sipër të negociatave të vendit me BE, kjo edhe për faktin se negociatat janë të shtrira në kohë,  kërkojnë disa vite e dekada….,” thotë Preçi.

“Procesi i integrimit gëzon një konsensus dhe mbështetje diplomatike të gjerë dhe nuk mund të jetë thjesht subjekt i vullneteve indviduale qeverisëse, qoftë ky edhe vullneti i kryeministrit Rama,” përfundoi ai./ BIRN

Previous Post

Shpërthim në Fushë Krujë, i vihet tritoli një punishteje sallami

Next Post

Misteri i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë: Babai i saj, autori i dyshuar, ende i lirë

Next Post
Misteri i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë: Babai i saj, autori i dyshuar, ende i lirë

Misteri i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë: Babai i saj, autori i dyshuar, ende i lirë

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

May 23, 2025
Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin, epiqedra dhe magnituda

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al