Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, mbin një ‘përbindësh’ 40 kate

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, mbin një ‘përbindësh’ 40 kate
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar kulla pafundësisht.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e         Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores

Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti fillestar i studios belge me 4 kulla

Korporata zbuloi se shtimi i kullave ka ardhur pas studimit të fizibilitetit që i është bërë projektit në terren.

“Për të financuar rindërtimin e stadiumit, kompleksi ekzistues sportiv do të zhvendoset pranë zonës ku ndodhej pishina olimpike. Hapësira e liruar do të përdoret për ndërtimin e Kullës së Flamurtarit, si dhe për dy kulla hoteliere dhe një kullë zyrash,” tha Korporata në dokumentat e përditësuara të projektit.

Projekti

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi projektmarrëveshjen për projektin “Rijetësimi i kompleksit sportiv “Flamurtari”, stadiumit, pallatit të sportit dhe zonës urbane përreth dhe dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Pas një debati prej më shumë se 2 orësh, Këshilli miratoi me 30 vota pro dhe vetëm 4 vota të opozitës kundër, projektvendimin, i cili i hap dritën jeshile projektit duke autorizuar Korporatën e Investimeve që të vazhdojë procedurat e tenderimit.

Rijetëzimi i Stadiumit Flamurtari parashikon një model të ngjashëm më atë të stadiumit Arena Kombëtare, por me më shumë kulla. Sipas modelit, privati, i cili do të shpallet fitues, do të ndërtojë një stadium me 12 mijë vende me paratë e tij. Po ashtu do të ndërtojë pallatin e sportit 6 mijë metër katrorë dhe një pishinë olimpike, të cilat i kalojnë shtetit.

Në këmbim privati do të ketë të drejtën të ndërtojë 140 mijë metër katrorë kulla për banim, zyra dhe hotele. Sipas dokumentave të procedurës, i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro.

Loja me sipërfaqet

Në dokumentat e tenderit, Korporata e Investimeve thotë se gara do të fillojë me kriterin dysheme, sipas të cilit shteti duhet të përfitojë të paktën 45 për qind të sipërfaqes totale ndërtimore të projektit.

Por, ndonëse në pamje të parë, kjo duket një marrëveshje shumë fitimprurëse, kleçka qëndron se çfarë Korporata quan sipërfaqe. Pas pyetjeve të këshilltarëve të opozitës, një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, u bë e qartë se qeveria konsideron si 45 për qindëshin e pjesës publike, sipërfaqen e stadiumit, pallatit të sportit dhe pishinës.

Me pak fjalë shteti do të marrë rreth 30 mijë metër katrorë sipërfaqe stadiumi, 6 mijë metra të tjera sipërfaqe në Pallatin e Sportit dhe pjesën e pishinës olimpike, të cilat në total shkojnë 45 mijë e 100 metra katrorë.

Kurse kompania private do të marrë të gjithë sipërfaqen e kullave, të cilat shkojnë në rreth 140 mijë metra katrorë ndërtim. Me pak fjalë, modeli është identik me stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë, vetëm se në Vlorë do të ketë, jo një, por 10 kulla për privatin.

/Kapitali.al/

Tags: edi ramaKorporata e Investimeve ShqiptarekullestadiumivloreXDGA
Previous Post

Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co”

Next Post

E mërkurë me diell, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Next Post
E mërkurë me diell, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

E mërkurë me diell, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al