Sunday, June 15, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit, reagon PD: Jemi transparentë, është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet

Editor by Editor
April 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit, reagon PD: Jemi transparentë, është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit për nisjen e verifikimeve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me kontratën e lobimit në SHBA, duke deklaruar se gjithçka është bërë në përputhje të plotë me ligjin.

Në një deklaratë për mediat, PD akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor SPAK-un si mjet për të mbuluar skandalin e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndërsa shton se kontrata me avokatin e Presidentit Trump ka trembur jo vetëm Ramën, por edhe “veglat” e tij.

“Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

Previous Post

Arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar i dënuar me 16 vite burg, pritet ekstradimi në Shqipëri

Next Post

Fitorja kërkon ekip, Taulanda Jupi mesazh nga Njësia 11

Next Post
Fitorja kërkon ekip, Taulanda Jupi mesazh nga Njësia 11

Fitorja kërkon ekip, Taulanda Jupi mesazh nga Njësia 11

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

June 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

June 14, 2025
Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

June 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al