Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve, kontrolle e sekuestrime në kompani e persona. Klodjan Allajbeu i ‘Amerikanit’ kërkon celularin në GJKKO

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve, kontrolle e sekuestrime në kompani e persona. Klodjan Allajbeu i ‘Amerikanit’ kërkon celularin në GJKKO
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar presin të shqyrtohen të paktën 9 kërkesa për kthim sendesh, të lidhura me një hetim të pabërë publik më parë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kontrollet e SPAK 18 ditë me parë, të raportuara në kompani të lidhura me Klodjan Allajbeun e “Spitalit Amerikan” lidhen me hetime intensive të javëve të fundit për Koncesionin e Laboratorëve në Shëndetësi.

Dokumente, celularë, kompjuterA dhe materiale të tjera të vlefshme për hetim të koncesionit mbi 100 milionë euro janë sekuestruar te kompanitë koncesionare dhe të tjera të dyshuara të lidhura, si Spitali Amerikan dhe pronarit Klodjan Allajbeu. Pikërisht këtij të fundit SPAK i ka sekuestruar telefonin gjatë kontrollit personal, të cilin biznesmeni kërkon t’i rikthehet nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Elsa Ulliri.

“Toga e zezë’ e GJKKO do të duhet të shqyrtojë plot 9 kërkesa të lidhura më këto kontrolle, ku përveç Allajbeut edhe vetë Spitali Amerikan ka bërë një kërkese penale më vetë dhe kërkon kthimin e dokumenteve dhe sendeve të tjera të sekuestruara.

Kompania koncesionare “LABORATORY NETWORKS”, e krijuar nga bashkimi i tre bizneseve të ndryshme për të fituar menaxhimin e laboratorëve në spitalet rajonale dhe në 2 bashkiake në vitin 2019, është mes firmave, të cilës i është bërë kontroll dhe i janë sekuestruar sende me vlerë për hetimin. Administratorit të saj Sokol Ramizi gjithashtu i është bërë kontroll personal dhe i është sekuestruar celulari, për të cilin kërkon rikthim. Ramizi është gjithashtu pronar 100% i një tjetër biznesi, T-MEDSS, që merret me tregtim të aparateve dhe pajisjeve mjekësore, laboratorike dhe spitalore.

 

T-MEDSS është shoqëria mëmë për Labopharma sh.p.k, e cila zotëron 41.7% të koncesionit të Laboratorëve, pra pjesën më të madhe. Edhe te Labopharma janë ushtruar kontrolle të urdhëruara nga prokurorja e çështjes Dorina Bejko, siç ka ndodhur edhe me kompaninë tjetër fituese të koncesionit AB Laboratory Solution BV, një firmë e regjistruar në Holandë, me 33.3% pjesë në konsorcium. Kontrollet për llogari të kësaj kompanie janë bërë te PEGASUS sh.p.k, me pronar një biznesmen grek me emrin Janis Karathano, shpesh i përmendur si i lidhur ngushtë me Klodjan Allajbeun e Spitalit Amerikan. Pegasus është shoqëria mëmë e AB Laboratory Solution BV. Si Labopharma ashtu edhe Pegasus kanë bërë kërkesa të veçanta në GJKKO për kthim të sendeve të sekuestruara.

Kompania e tretë e konsorciumit është francezja Exalab, e cila është konsideruar kur u dha koncesioni si plotësuesja e kushteve. Kredencialet e EXALAB shërbyen për të përmbushur kriteret e tenderit, ndonëse ajo përfaqësohet vetëm me 25% në konsorcium. Pronarët fundorë të kësaj kompanie nuk dihen, ashtu siç është e paqartë nëse SPAK ka kërkuar apo jo informacione për të.

 

Për t’u rikthyer te dyshimi i SPAK se pas Koncesionit të Laboratorëve fshihet Spitali Amerikan dhe Klodjan Allajbeu, prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar kontrolle personale edhe te tre persona të veçantë: Osvelda Qafa, Shefe e Operacioneve Financiare në Spitalin Amerikan, si dhe të çifti i bashkëshortëve Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja. Ymeraj është një prej drejtuesve kryesore të Spitalit Amerikan që prej vitit 2014, ndërsa Teqja ka qenë më herët pronar me 70% të aksioneve të një biznesi me emrin “Eco Riciklim”, të cilin më vonë ia ka blerë kompania ANAMARK, pronar i së cilës është 100% Klodjan Allajbeu. Qafa, Ymeraj dhe Teqja kërkojnë në GJKKO kthimin e celularëve.

 

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në 24 prill 2019, ndërsa procedurat kishin nisur që në vitin 2015. Një raport i tetorit 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje të madhe dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”. Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës

Tags: celularGjkkohetimKlodjan AllajbeuspakSpitali Amerikantendervjedhje
Previous Post

Tha se e refuzoi 3 herë dorëheqjen e Ballukut, Berisha: Rama nuk e lejoi se ajo do e marrë me vete

Next Post

Mbi 20 lloje çokollatash dhe karamelesh rezultojnë me nivele të larta arseniku

Next Post
Mbi 20 lloje çokollatash dhe karamelesh rezultojnë me nivele të larta arseniku

Mbi 20 lloje çokollatash dhe karamelesh rezultojnë me nivele të larta arseniku

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al