Agjentë të BKH janë paraqitur mëngjesin e së premtes në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Burime bëjnë me dije se agjentët kanë shkuar me një mandat për kontrollin e telefonit e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut.
Telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror.