Në ASHK Lezhë, punonjësit janë të detyruar të dalin në punë edhe sot, në festën zyrtare të Kurban Bajramit.
Pavarësisht se kjo ditë është pushim ligjor, shefja e sektorit, Esmeralda Prenga, ka urdhëruar stafin që të dalë në punë, duke u bërë presion dhe kërcënuar me heqjen e ditës së punës.
Në orën 21:30 të mbrëmjes së kaluar, punonjésit kanë marrë mesazhin kërcënues nga shefja e cila i ka detyruar të anulojnë planet personale dhe familjare për të punuar.
Përveç detyrimit për të punuar në ditë pushimi, punonjësit thonë se Esmeralda ka bërë dhe ofendime me përmbajtje fetare dhe presione politike, gjë që konsiderohet e papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtat e tyre.
Ky veprim i saj ka shkaktuar pakënaqësi te punonjësit që kërkojnë ndërhyrje për të garantuar respektimin e festave zyrtare dhe trajtimin dinjitoz në punë.
Denoncimi i punonjësve:
Mirmbrema Neser eshte feste zyrtare
Kurban Bajrami Por tek ASHK ne Lezhe duhet dalim ne pune. Kjo Shefja jone e sektorit(Esmeralda Prenga) na ben si kopetente edhe na urdheron me dal ne pune, pervec kesaj edhe ofendon pjesen fetare por na ben presion edhe me ane politike. Ju lutem publikoje se ajo ne 9:30 darkes dergon sms ku ne kemi bere plane te tjera se eshte pushim zyrtare. /JOQ