Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do të deklarojnë të ardhurat, 70 mijë prej tyre rishtaz

Editor by Editor
April 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do të deklarojnë të ardhurat, 70 mijë prej tyre rishtaz
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli).

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit se detyrim për plotësimin e DIVA 2024 do të jetë për 3 kategori.

DIVA do të dorëzohet e plotësuar brenda 1 Prillit për gjithë individët me të ardhura vjetore bruto mbi 1,2 milionë lekë.

Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri.

Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk do të ndryshojë.

Pra të dy punësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Subjekt i këtij deklarimi është çdo individ që gjatë vitit 2024, plotëson të paktën 1 prej kritereve të mëposhtme:

  1. Ka realizuar të ardhura bruto, nga të gjitha burimet me një total të barabartë ose më shumë se 1.200.000 lekë.
  2. Ka qenë në më shume se 1 marrëdhënie punësimi, pra rezulton në më shumë se 1 listë-pagesë, në të paktën 1 muaj.
  3. Pavarësisht se nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, nëse gjatë vitit 2024 ka realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.)

Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për këtë detyrim ofrohet në https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar tatimpaguesve.

Më herët administrata tatimore njoftoi se në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Nga verifikimet paraprake të administratës tatimore rezultuan rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Në ditën e parafundit të deklarimit për shkak të fluksit të lartë të lartë të deklaruesve për rreth dy orë faqja e tatimeve rezultoi e paaksesueshme. Tatimpaguesit hasën probleme për deklarimin final edhe pas rregullimit të faqes.

Deklarata aktuale paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar, si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar.

Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë./Monitor

Previous Post

Horoskopi, 1 prill 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, disa zyrtarë në hetim

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, disa zyrtarë në hetim

May 20, 2025
Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?

Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?

May 20, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al