Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, ky ndikim mori një dimension të ri, pasi Spitali Amerikan u bë përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke kthyer në fitim politikën e Partneriteteve Publike-Private të mbështetur nga vetë Fondacioni Soros. Faktet që do të renditim më poshtë hedhin dritë mbi mënyrën se si politika dhe interesat e biznesit u ndërthurën në një prej aferave më të komentuara të sektorit shëndetësor.
Si nisi historia?
Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros. Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.

Dokumente që tregojnë emërimin e Ronald O. Drake – një drejtues i lartë në kompanitë e Soros – si anëtar i bordit të Spitalit Amerikan pas blerjes së tij në 2008. Kjo provon kalimin e kontrollit te rrjeti investues i Soros.
Skema
Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovëdhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri. Përfshirja e Soros në shëndetësinë shqiptare nuk u kufizua vetëm te pronësia e spitaleve, por shtrihet edhe tek politikat publike për këtë sektor.
Rama e “qerasi” me koncesionin e hemodializës
Sipas dokumenteve, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në 2013, Fondacioni Soros asistoi qeverinë në hartimin e një plani reformash ekonomike, ku u përfshinë edhe ndryshime në sektorin e shëndetësisë. Një objektiv i rëndësishëm ishte futja e modelit të koncesioneve publike në shëndetësi (Partneritet Publik-Privat). Pikërisht, fondacioni hartoi projektin për koncesionimin e disa shërbimeve mjekësore publike. Spitali Amerikan, si rrjeti më i madh privat (në pronësi të Soros), rezultoi përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës. Kjo do të thotë se institucionet e Soros fillimisht ndihmuan në modelimin e politikave që hapnin rrugën për partneritete privatë, dhe më pas vetë kompania e tij private (Spitali Amerikan) fitoi të drejtën e ofrimit të atyre shërbimeve me fonde publike. Kujtojmë se katër kontratat koncesionare (Hemodializa, Laboratorët, Kontrolli Bazë-Check Up dhe Sterlizimi) janë prej disa vitesh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi konfliktin e interesit dhe ndikimin që Soros ka ushtruar njëkohësisht si filantrop që këshillon qeverinë dhe si investitor që përfiton financiarisht.








