Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Sociologu: Familja shqiptare në krizë, shoqëria është kthyer në supermarket seksi

Editor by Editor
in JETE
0
Sociologu: Familja shqiptare në krizë, shoqëria është kthyer në supermarket seksi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Institucioni i martesës ka një rënie të vlerës dhe dobishmërisë. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Erion Dushin, sociologu Gëzim Tushe, duke renditur edhe arsyet që kanë sjellë në këtë krizë të familjes shqiptare. Sipas tij emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ndryshuan rregullat e prindërimit dhe martesa pësoi skarcitet

“Kjo është lidhur me lëvizjen studentore në 1968 në Francë, ky është guri i cakut që goditi martesën, autoritetin e familjes, shkollën dhe autoritetin e shtetit. Këto filluan të tronditen, goditi tabunë e virgjërisë, goditi autoritetin prindëror dhe të mësuesve. Është e lidhur edhe me emancipimin e femrës. 30 vjet më parë femra në Shqipëri dilte nga babai në duart e bashkëshortit në mënyrë që të garantonte riprodhimin por edhe ekzistencën e saj, se një pjesë e tyre kanë qenë të papuna. Emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ra numri i martesave, edhe femra kuptoi ekzistencën e saj. Kanë ndryshuar edhe parimet e prindërimit. I gjithë ky revolucion ka sjellë që martesa po pëson skarcitet të madh, të rinjtë i druhen martesës, jo vetëm për këto arsye, por edhe me varfërinë, emigracionin, papunësinë dhe faktorë të tjerë si xhelozia. Martesa jo në të gjitha rastet të bën të lumtur. Tregu i seksualitetit është liberalizuar”.

Rritja e nivelit kulturor të femrës sipas sociologut ka sjellë edhe ulje të lindshmërisë. Ndërsa 30 vjet më parë Shqipëria ka qenë vendi më i ri në Europë, Tushe thekson se aktualisht ka ritmet më të larta të plakjes së popullsisë.

“Individët e vetëmjaftueshëm që kanë para karrierë e sukses sidomos femrat i shmangen prindërimit ose martesës, ose sjellin një fëmijë “trofe” sa për të pasur një fëmijë. Është rritur niveli kulturor i femrës dhe pasoja e parë është ulja e numrit të fëmijëve. Adoleshentët urrejnë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Duhet t’i kuptojmë ata. Por prindërit duhet të shohin kohën e prindërimit, po kështu edh mësuesit, por unë them që ka një problem shumë të madh që profesioni i mësuesit nuk është vetëm për bukën e gojës. Fëmijët më shumë se mëkatarë janë viktima të këtij realiteti. 1.2 fëmijë për grua. Kemi ritmet më të larta të plakjes së popullsisë. Ia kalojmë edhe Italisë e Portugalisë. Mosha mesatare ne kemi 38.2 vjeç, ata e kanë e kanë 40.2. Në 1990  e kemi patur moshën 27 vjeç dhe kemi qenë vendi më i ri në Europë”.

Tushe thekson se ka një përmbysje të raportit prindër fëmijë, ndërsa e cilëson brezin e ri të fëmijëve më problematikun, për shkak sipas tij të shthurjes që kanë pësuar institucionet sociale si familja shteti dhe shkolla.

“Kemi nën proces përmbysjeje fëmijët po bëhën mbretër dhe prindërit shërbëtorë, ne atëherë na dhunonin prindërit kur t’u donte qejfi, po kështu edhe mësuesi. Në kohët e sotme raportet prindër-fëmijë janë vendosur në nivel horizontal, ai ashti vertikal është thyer. Këtyre fëmijëve po u plotësohen të gjitha kushtet edhe për shkak të konkurrencës e rivalitetit dhe kjo është e tmerrshme . Familja e shtresës së mesme diçka mbahet, por ata të varfër i vë ata në një stres shumë të madh. Kjo shoqëri edhe për rritjen e fëmijëve është tronditur. Ulja e moshës së aktivitetit seksual është një problem shumë i madh zgjerimi i bulizmit në shkolla burojnë nga edukimi i në familje. Ky është brezi që ka problem shumë të mëdha dhe ky brez po rikthen brezin e vitit ‘68 në Francë”.

Sipas tij përmirësimi i kësaj situate duhet të vijë nga studimi i problematikave të sotme. Tushe thekson se qeveria duhet të investojë për të gjetur rrugët e zgjidhjes.

“Problematikat e sotme duhen studiuar sociologjikisht dhe qeveria duhet të investojë për të bërë studime dhe diagnoza të sajat dhe për të gjetur ilaçet e duhura për përmirësimin e situatës. Përmirësimi i situatës është i lidhur me autoritet e institucionit social që kanë pësuar shthurje. Familja është kthyer në motel ku hamë pimë e riprodhohemi, po kështu shkolla institucionet fetare dhe autoriteti i shtetit. Dobësimi i forcës ndikuese të këtyre autoriteteve do të ishin të domosdoshme. Politika e ka gabim që mendon se i di të gjitha dhe harron tumoret sociale që nesër do të bëhen të pashërueshme”.

I pyetur për martesat brenda gjinisë, Tushe shprehet se shoqëria shqiptare është përballë një revolucioni koncpetual. Sipas tij së pari duhet bërë betejë e madhe kundër homofobisë. Shqetësim i sociologut është që shoqëria është kthyer në supermarket seksi.

“Ne pak vite kemi që e kemi hapur kutinë e Pandorës. Unë jam partizan i tezës liberale që çdo njeri akt ë drejtë të ketë orientimin e vet seksual. Por që të mendojmë për martesën brenda gjinisë, së pari na duhet betejë e madhe kundër homofobisë. Ne kemi akoma ideologji homofobike. Tani ka filluar një lloj pranimi. Ne duhet të progresojmë me rregull duke përshtatur terrenin për ta kutpuar. Nuk është mirë të ecim me hapa galopantë. Ne e kemi konsideruar seksualitetin si çështje të dorës së dytë, por është shoqëri e qejfit dhe ta lëmë hipokrizinë komuniste dhe puritane, se të gjithë e dinë shumë mirë se ç’rëndësi ka seksualiteti për jetën e njeriut. Ka një shqetësim që lidhet me shpërdorim të seksualitetit. Më duket sikur shoqëria është kthyer në supermarket seksi, kjo ka prekur edhe të rinjtë që për fat të keq i mbushim vakumet ekzistenciale me alkool, drogë e seks”.

 

Previous Post

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simonit: Faleminderit për…

Next Post

Shtohen bombardimet në Gaza, Biden telefonon Netanjahun

Next Post
Shtohen bombardimet në Gaza, Biden telefonon Netanjahun

Shtohen bombardimet në Gaza, Biden telefonon Netanjahun

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al