Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI në Tiranë “çan” murin kundër-zhurmës/ Pezullohet kreu i IMT pa u marrë në pyetje. Pikëpyetje të forta

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDALI në Tiranë “çan” murin kundër-zhurmës/ Pezullohet kreu i IMT pa u marrë në pyetje. Pikëpyetje të forta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, duke aluduar  për abuzim me lejet e ndërtimit. Por ajo që e bën këtë çështje të marrë përmasa skandaloze është mënyra si është ndjekur procedura.

Vendimi është marrë me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo, ndërsa hetimet vijojnë për një skemë të dyshuar abuzimi në ndërtim. Por, sipas burimeve për Maska.al, Sheqeri nuk është vënë asnjëherë në dijeni për hetimin dhe nuk është thirrur në asnjë moment për t’u marrë në pyetje nga prokuroria.

Sipas të njëjtave burime, asnjë prej zyrtarëve të IMT-së nuk ka dhënë deklarime në kuadër të këtij hetimi.

Po ashtu, theksohet se kryeinspektori është pezulluar nga detyra pa u marrë më parë në pyetje, ndërkohë që subjekti që ka dhënë lejen për ndërtimin në fjalë nuk është pyetur fare nga organi i akuzës.

Rasti i Rigers Sheqerit rrezikon të kthehet në një precedent shqetësues, ku masa merren pa u dëgjuar palët dhe pa një proces të plotë hetimor.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, hija e dyshimeve mbi drejtësinë selektive bëhet gjithnjë e më e fortë.

Në një reagim lidhur me procedurën inspektuese ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., Sheqeri sqaron se IMT ka vepruar në përputhje me ligjin gjatë kontrollit të një kantieri ndërtimi në zonën e Saukut.

Sipas tij, gjatë verifikimit fillestar mungonte dokumentacioni i plotë, çka çoi në mbajtjen e një procesverbali për kundërvajtje administrative. Megjithatë, subjekti e ka dorëzuar dokumentacionin brenda afatit ligjor 10-ditor, duke provuar se punimet ishin të pajisura me leje ndërtimi dhe bazë të plotë ligjore.

Sheqeri thekson se bëhet fjalë për një vepër me karakter publik – ndërtimin e një muri mbrojtës ndaj zhurmave nga Unaza e Madhe – e cila pas përfundimit kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Në përfundim, sipas tij, procedura administrative është mbyllur pa masë ndëshkimore, pasi nuk rezultoi ndërtim i paligjshëm, por një ndërhyrje në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi

Sipas dokumenteve të paraqitura:

ekziston titull i rregullt pronësie

ka leje ndërtimi të miratuar

projekti është në funksion publik

dhe është ndjekur çdo procedurë ligjore

Reagimi i Sheqerit

Lidhur me procedurën inspektuese ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k.

Nga tërësia e akteve provuese të paraqitura përpara Gjykatës rezulton se, në kuadër të ushtrimit të funksioneve ligjore, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit  pranë Bashkisë Tiranë ka zhvilluar një procedurë inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Nr.2 Tiranë.

Gjatë kontrollit në terren, trupa inspektuese konstatoi se në kantier po zhvilloheshin punime ndërtimore, për të cilat, në momentin e verifikimit fillestar, nuk u paraqit menjëherë dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, u mbajt Procesverbali i Konstatimit të Kundërvajtjes nr. 8331, datë 29.12.2025, ku u evidentua si kundërvajtje administrative mungesa e dokumentacionit përkatës në momentin e kontrollit.

Në zbatim të procedurës ligjore, subjektit iu la një afat 10-ditor për paraqitjen e dokumentacionit justifikues. Brenda këtij afati, me shkresën nr. 52, datë 06.01.2026, shoqëria “EUROCOL” sh.p.k. depozitoi dokumentacionin përkatës, nga i cili rezulton:

* Kontrata e shitjes së pasurisë së paluajtshme nr. 260 Rep., nr. 263 Kol., datë 10.03.2020, që provon titullin e pronësisë mbi sipërfaqen 3332 m²;

* Certifikata e pronësisë për pasurinë nr. 86/29, zona kadastrale 3266, së bashku me kartelën dhe hartën përkatëse;

* Ekstrakti i shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, që vërteton statusin juridik të subjektit;

* Akt-Marrëveshja nr. 2153/1 Prot., datë 27.05.2025, e lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit pranë Bashkisë Tiranë, në zbatim të një leje ndërtimi të miratuar nga Bashkia Tiranë.

Nga përmbajtja e kësaj akt-marrëveshjeje dhe lejes përkatëse rezulton se punimet konsistojnë në ndërtimin e një muri mbrojtës ndaj zhurmave, të shkaktuara nga qarkullimi në Unazën e Madhe, në funksion të mbrojtjes së zonave rezidenciale përreth, përfshirë rezidencën “PARK LIFE”.

Gjithashtu, dokumentacioni përfshin projektin përkatës teknik, planvendosjen dhe ortofotot, si dhe shkresën për koordinim institucional me autoritetet përkatëse.

Një element thelbësor është se, sipas akt-marrëveshjes:

vepra ndërtimore, pas përfundimit, kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë, çka i jep ndërhyrjes karakter publik dhe jo privat.

Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit, IMT ka konstatuar se:

* dokumentacioni është i rregullt në formë dhe përmbajtje;

* ekziston bazë e plotë ligjore për kryerjen e punimeve;

* ndërhyrja është realizuar në përputhje me lejen e ndërtimit;

* punimet janë në funksion të një projekti të miratuar me interes publik.

Për rrjedhojë, është arritur në përfundimin se:

ndërhyrja nuk përbën ndërtim të paligjshëm, por realizim të një ndërtimi me leje, në përputhje me kuadrin ligjor dhe institucional në fuqi.

Si pasojë, Procesverbali i Konstatimit të Kundërvajtjes nr. 8331, datë 29.12.2025, është konsideruar i tejkaluar në thelb, pasi mungesa fillestare e dokumentacionit ishte një situatë e përkohshme dhe u korrigjua brenda afatit ligjor.

Procedura administrative është mbyllur pa masë ndëshkimore, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.

Në përfundim, rezulton se:

* mungesa fillestare e dokumentacionit ishte thjesht procedurale dhe e përkohshme;

* subjekti ka përmbushur detyrimet ligjore në afat;

* punimet janë kryer mbi bazën e një leje ndërtimi të vlefshme;

* objekti është një vepër infrastrukturore me karakter publik;

* dhe, pas përfundimit, ajo kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Këto rrethana provojnë qartë ligjshmërinë e plotë të ndërhyrjes ndërtimore.

Tags: drejtesi selektivekreut të IMT TiranëRigers SheqeriskandalozeUnaza e Madhe
Previous Post

Vilë në Palasë, si dëshmia e Daniel Shimës çoi SPAK-un në pronat e Karçanajt

Next Post

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë!

Next Post
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë!

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al