Një skandal ka ndodhur në një kopshti shtetëror në Gramsh, ku 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi.
U raportua se nga analizat te 70 fëmijë treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës.
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi në Gramsh, i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror në Gramsh.
Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit, ndërsa autoritetet e kanë mbajtur të fshehtë situatën e krijuar.
Burime jo zyrtare bënë me dije se të paktën 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit.
Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.
Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi.
Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.