Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal/ Vrau të riun për radhën në market, ja me sa vite burg u dënua ish-efektivi

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal/ Vrau të riun për radhën në market, ja me sa vite burg u dënua ish-efektivi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithashëm ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për ish-efektivin Arbër Sula, i cili ekzekutoi me armë Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në një market në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 10 vite burg ish-efektivin, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 6.8 vite burg. Prokuroria bëri rekurs në Apel në lidhje me këtë vendim, por gjykata vendosi këtë të enjte që të rrëzojë ankimimin e akuzës dhe të lërë në fuqi vendimin.

29-vjeçari Duka u konfliktua me autorin e vrasjes brenda një marketi në rrugën “Irafan Tomini” për radhën se kush do paguante i pari.

Autori nxori armën dhe e ka qëlloi me një plumb të riun në kraharor, ku për pasojë ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76  i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

-Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.

-Nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, të deklarojë fajtor të pandehurin për veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e tij në minimumin e kësaj dispozite.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irena Brahimi dhe anëtarë znj. Fuat Vjerdha dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Mospranimin e ankimit te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kundër vendimit nr. 2019 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të depozitimit jashtë afatit ligjor të ankimit.

-Mospranimin e ankimit të të pandehurit A. S, kundër vendimit nr. 2019 date 15.09.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.

-Kundër vendimit lejohet rekurs sipas ligjit.

 

Previous Post

Sara ndahet nga Bardhi?! Po më merr në qafë, ik mos të të shikoj

Next Post

Nations League, Kosova mëson kundështarët. Rriten shancet për…

Next Post
Nations League, Kosova mëson kundështarët. Rriten shancet për…

Nations League, Kosova mëson kundështarët. Rriten shancet për...

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026
Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al