Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si ta ndihmojmë fëmijën të rikthehet me dëshirë në shkollë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, Mendim i Lire, OP-ED
0
Si ta ndihmojmë fëmijën të rikthehet me dëshirë në shkollë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Etleva Merko

Pushimet verore janë drejt fundit dhe për shumë fëmijë, rikthimi në shkollë mund të mos jetë edhe aq i lehtë. Por me pak kujdes dhe përkushtim, mund t’i ndihmojmë fëmijët të rifitojnë motivimin dhe gëzimin për të nisur një vit të ri shkollor.

– Diskutoni me fëmijët për gjërat pozitive që i presin në shkollë.Shpjegojuni se jo gjithçka është vetëm detyra dhe rregulla. Kujtojuni se do të takojnë sërisht shokët, shoqet dhe mësuesit e tyre. Do të zhvillojnë ekskursione, orët e preferuara të artit, sportit ose aktivitete të tjera që ju pëlqejnë shumë.

– Nëse janë mësuar të flenë vonë dhe të zgjohen vonë, ka ardhur koha të nisni pak e nga pak të riktheni orarin e zakonshëm të shkollës, për ta bërë ndryshimin më të lehtë dhe më pak të mërzitshëm.

– Bëjeni përgatitjen për shkollë një përvojë të këndshme së bashku me fëmijën, zgjidhni fletoret, lapsat apo çantën e re. Kur fëmija ndjehet pjesë e këtij procesi, motivimi dhe përgjegjësia rritet natyrshëm.

– Përdorni tregime, filma apo lojëra me temë shkollore.Fëmijët mësojnë dhe motivohet shpesh përmes lojës apo tregimeve. Zgjidhni filma apo libra që e shfaqin shkollën si një vend zbavitës dhe frymëzues.

– Dëgjojini me vëmendje dhe pyetini me dashuri se çfarë u ka munguar apo çfarë nuk u ka munguar nga shkolla. Kjo i ndihmon të ndihen të dëgjuar dhe të pranuar në ndjenjat dhe mendimet e tyre.

– Vendosni së bashku objektiva të vegjël.

Qoftë “dua të lexoj më mirë” apo “dua të bëj më shumë shokë”, një qëllim i vogël i jep kuptim fillimit të vitit të ri dhe e bën atë më tërheqës.

Por mos harroni:

” Fëmijët pasqyrojnë qasjen tonë.

Nëse ne flasim për shkollën si një mundësi për rritje, zbavitje dhe zhvillim, edhe ata do ta shohin me më shumë kuriozitet dhe entuziazëm.”

Le ta bëjmë rikthimin në shkollë një aventurë të bukur dhe argëtuese.

Previous Post

Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

Next Post

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

Next Post
Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al