Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari dhe greku sulm me armënë bizneset e Athinës, arrestohen (Emrat)

Editor by Editor
February 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptari dhe greku sulm me armënë bizneset e Athinës, arrestohen (Emrat)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që kryente sulme me armë ndaj personave të ndryshëm dhe bizneseve në Athinë.

Të arrestuarit janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga fshati “Ro i Fierit dhe Nektarios Karakalios, 24 vjeç nga Athina, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal “LIONS” të përbërë nga shtetas shqiptarë, përgjegjës për vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi. Bashkë me ta, ka rënë në pranga për “armëmbajtje pa leje” edhe Ibro Cico, 65 vjeç nga Fieri, por që nuk ka dyshime se është i përfshirë në grupin kriminal.

Policia ndërkohë ende nuk ka identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dyshes shqiptaro-greke, të cilët rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Pjesëmarrja e tyre është evidentuar nga dëshmitë dhe pamjet filmike dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre dhe më pas arrestimin.

Policia greke kishte siguruar informacion për 4 banesa në Athinë, të cilat përdoreshin si baza për mbajtjen e një arsenali armësh. Pasi ka ndaluar Alushin dhe Karakalion në lidhje me to, ka ushtruar kontroll në banesa dhe në një automjet tip “Jeep Renegade”, duke gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular. Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65 vjeçarin, Ibro Cico.

Hetimet e policisë ndërkohë kanë zbuluar disa ngjarje kriminale të kryera nga dyshja shqiptaro-greke dhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar. Konkretisht ngjarjet e zbardhura sipas episodeve janë:

Episodi 1

Më datë 21.01.2024, në zonën e Kolonos, në bordin e një automjeti ndodheshin Spartak Lato, Dimitrios Lato, Maria Lato, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjec. Në rrugën “Lenorman”, një grup prej 7 personash ndaluan mjetin në fjalë dhe sulmuan drejtuesin e mjetit Spartak Lako, me grushte dhe shkelma në mes të rrugës, ndërsa të paktën njëri prej tyre, i cili mbante një armë, e ka goditur me qytë në fytyrë.

Gjatë sulmit, njëri prej autorëve, fillimisht i ka kanosur me pistoletë personat në mjet dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre. Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se autorët e sulmit të armatosur janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios, të përfshirë dyshohen edhe 5 persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Episodi 2

Rreth orës 16:00 të datës 05.02.2024, në spitalin “Evangjelismos” është paraqitur në spital një shtetase me e plagosur me armë. I pranishëm në spital ishte edhe bashkëshorti i saj, shtetasi Nektarios Karakalios, i cili deklaroi verbalisht në polici se gruaja e tij qëlloi veten me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Nga hetimi i rrethanave të plagosjes rezultoi se autori i vrasjes në tentativë ndaj saj është Nektarios Karakalios. Në vendin e ngjarjes ndër të tjera u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 karikator me kapacitet 30 fishekë pa gëzhoja.

Episodi 3 dhe 4

Në orën 14:30 të datës 22.07.2022 në zonën e “Axarnon”, shtetasit Kristos N. Loukas, 28 vjec, Kristos P. Loukas, 28 vjec, Spirido Loukas, 32 vjec dhe dymbëdhjetë 12 persona ende të paidentifikuar, kanë shkuar në rrugën “Prespas nr. 67” në “Axarnon”, jashtë shtëpisë së Nikolaos Loutsa, 30 vjec, duke mbajtur karabina, pistoleta dhe shkopinj druri. Pas hetimeve u arrestua Kristos N. Loukas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerët.

Gjithashtu, më datë 14.06.22 në orën 22:00 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm u njoftua për të shtëna nga persona të panjohur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Menelaou Ludemi” dhe “Prespas Axarnai”, ku ndodhet kampi i Romëve Aulizas. Në rrugën “Psatha a.a”. punonjësit e policisë së ekipit “DIAS” gjetën një gëzhojë arme zjarri të kalibrit -1- 9 mm, e cila u sekuestrua.

Sipas ekzaminimeve laboratorike – krahasuese dhe gjurmëve të mjeteve dhe Shënimi Informativ i datës 02.08.2024, ka rezultuar se gëzhoja e gjetur në vendin ku ka ndodhur vrasja në tentativë e Nikolaos Loutsa dhe gëzhoja e arma e zjarrit kanë dale nga pistoleta e markës “69278” ZASTAVA, e cila u sekuestrua në rrugën “Gemelou nr. 118” në “Nikea”, në të cilën Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kishin fshehur një pjesë e armatimit të tyre. Për rrjedhojë, dy nga bashkëpunëtorët e panjohur të autorëve të identifikuar në atë kohë janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

Episodi 5

Rreth datës 08-09.01.2024, Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kanë qëlluar me armë zjarri të paktën shtatë 7 herë në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia, e cila ishte e mbyllur në atë kohë. Për pasojë janë shkaktuar dëme, pasi xhamat e barit janë thyer si nga ana në rrugën “Paraskevopoulou” ashtu edhe nga rruga “Giannari”.

Nga dëshmitë e dëshmitarëve rezultoi se autorë të të shtënave janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

Tags: sulm me arme
Previous Post

Çfarë po ndodh? Gjenden predha ushtarake në Xibrakë të Elbasanit

Next Post

Rithemelimi padit në SPAK Erion Veliajn për fondet e arsimit

Next Post
Rithemelimi padit në SPAK Erion Veliajn për fondet e arsimit

Rithemelimi padit në SPAK Erion Veliajn për fondet e arsimit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al