64.5 milion euro janë miratuar nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shkruan në Facebook se kjo mbështetje financiare vjen për reformat dhe investime në infrastrukturë dhe ndihmon vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit,” shkruan Silvio Gonzato.