Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria digjet/ Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria digjet/ Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit.

Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.

Nga 23 bashki që kishin të parashikuara investime në programin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, vetëm 11 kishin regjistruar shpenzime deri në qershor, ndërsa 12 të tjera nuk kishin realizuar ende asnjë pagesë, sipas të dhënave zyrtare.

Diferenca më e madhe mes fondeve të parashikuara dhe realizimit vihet re në Bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti ka rreth 356.8 milionë lekë të programuara, ose pothuajse gjysmën e të gjithë fondit të 23 bashkive të marra së bashkuPor deri në fund të qershorit, shpenzimet faktike të Tiranës ishin vetëm 164.9 mijë lekë, duke e çuar realizimin në rreth 0.05% të buxhetit total.

Edhe Bashkia e Durrësit, e dyta ndër bashkitë e mëdha për fondet e programuara në këtë sektor, kishte rreth 104 milionë lekë buxhet, por deri në qershor nuk rezultonte të kishte realizuar asnjë shpenzim.

Vetëm Tirana dhe Durrësi përqendrojnë mbi 63% të të gjitha fondeve të programuara nga 23 bashkitë, ndërsa së bashku deri në qershor kishin shpenzuar vetëm rreth 165 mijë lekë. Kjo ndikon ndjeshëm në nivelin e ulët të realizimit në shkallë vendi.

Në kahun tjetër, Himara kryeson për vlerën e shpenzimeve faktike. Bashkia kishte realizuar 46.8 milionë lekë, nga 143.8 milionë lekë të programuara, ose rreth 32.5% të fondit. Pothuajse e gjithë shuma e realizuar nga Himara lidhet me blerjen e një automjeti zjarrfikës, me vlerë 46.8 milionë lekë, projekt që rezulton i paguar në masën 100%.

Pas Himarës renditet Pusteci, me rreth 10.8 milionë lekë shpenzime nga 18.9 milionë lekë të parashikuara. Pjesa kryesore lidhet me blerjen e një mjeti për shërbimin e MZSH-së.

Kukësi kishte një nga nivelet më të larta të realizimit. Nga 8.46 milionë lekë të programuara, ishin shpenzuar rreth 8.44 milionë lekë, ose 99.7%. Rreth 7 milionë lekë janë përdorur për blerjen e një automjeti zjarrfikës.

Edhe Librazhdi kishte realizuar praktikisht të gjithë fondin prej rreth 4.55 milionë lekësh, ndonëse pjesa më e madhe e tij lidhet me ndërhyrje të mbrojtjes civile dhe jo drejtpërdrejt me pajisje zjarrfikëse.

Në total, vetëm Himara, Pusteci dhe Kukësi përbëjnë rreth 87% të të gjitha shpenzimeve faktike të evidentuara deri në qershor për 23 bashkitë..Ndërkohë, përveç Durrësit, nuk rezultonin ende shpenzime në bashki si Kavaja, Kruja, Vlora, Bulqiza, Malësia e Madhe, Gramshi, Puka, Përrenjasi, Këlcyra dhe Dropulli, megjithëse në buxhet kishin fonde të parashikuara për këtë program.

Të dhënat i referohen situatës deri në fund të qershorit 2026, ndaj ato tregojnë ecurinë e realizimit në gjysmën e parë të vitit dhe jo rezultatin përfundimtar të shpenzimeve vjetore. /Monitor

Previous Post

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Next Post

Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

Next Post
Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al