Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shqipëri-Maqedoni, një krahasim që na bën të dukemi vend më ‘i vogël’

Editor by Editor
February 1, 2024
in KRYESORE, OP-ED
0
Shqipëri-Maqedoni, një krahasim që na bën të dukemi vend më ‘i vogël’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Grigels Muçollari/

Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se Maqedonia e Veriut ka për herë të parë një kryeministër shqiptar. Të them të drejtën jam i shtangur nga fryma e nënçmimit që disa shqiptarë, njerëz të politikës gjithashtu, i bëjnë kësaj ngjarjeje, të cilën personalisht e konsideroj si ngjarjen e vitit, edhe pse Janari nuk është mbyllur ende. Sado të kursyer të tregohemi me euforinë etnike, që hera-herës na mbërthen të gjithëve si ballkanas, nuk mund të anashkalojmë faktin se prej 91-shit, kur Maqedonia u njoh si shtet sovran, kërkujt nuk ia priste mendja se një shqiptar mund të drejtojë një shtet ku albanofobia ka qenë pjesë e përditshmërisë, e jo në pak raste e nxitur sa herë në vend mbahen zgjedhje. E harruat botimin e enciklopedisë maqedonase disa vite më parë, kur shqiptarët i trajtonte si “malokë” të ramë në Maqedoni? Apo kur stadiumet ulërinin nga koret “dhoma gazi për shqiptarët”? Se duhet pak kujtesë historike rreth trajtimit të shqiptarëve nga Maqedonia zyrtare. Shqiptarët cilësoheshin “turq”, më pas “pakicë 20%” e “separatistë”. Prej vitit 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët janë partnerë në çdo qeveri. Vetë Talat Xhaferit nga një “separatist paraushtarak” siç cilësohej nga qeveria e kohës, u caktua ministër i mbrojtjes në shtetin, ushtrinë e së cilit e kishte luftuar. Ndërrimi i portave, nga armik në aleat në koalicionin qeverisës ishte një hap i madh për mendjet e vogla. Politika maqedonase kuptoi se nuk ia dilte dot me armiqësi. E kuptuan se pa ndarjen e pushteteve, vendi i tyre nuk kishte shanse për eurointegrim. Ndryshimi i emrit të vendit, ndryshimi i kushtetutës dhe kalimi në shtet dygjuhësh dukej si diçka e largët, utopike, por ja që vullneti politik i dha drejtim tjetër vendit fqinj. A ia rrokte ndokujt mendja se kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut do e hapte sesionin parlamentar në gjuhën shqipe? E tash, pse po u duket kaq e papërfillshme “simbolika” e kryeministrit të parë shqiptar? Tani që e kemi do themi ç’e duam? Ishim më mirë kur shqiptarët flisnin maqedonisht në kuvendin e Maqedonisë? Mos vallë ishim më mirë kur shqipja nuk dëgjohej gjëkundi tjetër veçse në banesat e shqiptarëve? Prandaj të mos nxitojmë të vrasim të mirën për idealen. Patjetër që ka vend për më mirë. Ka ende rrugë për të bërë. Po a nuk është më mirë që këtë rrugë ta hapë një kryeministër shqiptar?

Shumë afër e kemi Maqedoninë. Ngjitur. Aq afër sa mund edhe të mësojmë diçka prej tyre. Si të mos ndërtojmë shumica arbitrare. Si të respektojmë pakicën parlamentare dhe të mos i anashkalojmë të drejtat e tyre. Pasardhësit e Xhaferit u ndalën së gjetur armiq të brendshëm. Po ne që jemi shqiptarë demokratë, pse duhet të trajtohemi si armiq të brendshëm e të na ndalet fjala në grykë në foltoren e kuvendit?

Qartazi kemi dy realitete politike të ndryshme. Ne kemi kryeministër atë që urren çdo formë opozitarizmi ndaj tij. Median opozitare e mbyll, liderin e opozitës e arreston dhe deputetët e saj i përjashton. E ku na çon kjo? Me siguri jo afër eurointegrimit dhe shumë larg standardit politik që vendos dorëlëshimi kur të gjitha pushtetet i ke vetë, si në rastin e Ramës.

Nga viti 2016 karrigia e kryeministrit në Maqedoni ka zgjidhur ngërçet politike.

E tillë është dhe qeveria Xhaferi. Në Maqedonia ka dorëheqje, dialog dhe rikonfigurim politik. Në Shqipëri ka vetëm një parti në pushtet. Në Shqipëri nuk ka ndarje të pushteteve, por vetëm një pushtet, që do të ketë tagrin të emërojë opozitën dhe liderin e saj.

Maqedonia dhe Shqipëria janë dy vënde të vogla që ndoshta po t’i bësh bashkë nuk bëjnë dot një të vend të madh. Si të tilla do të krahasohen me njëra-tjetrën. E nga ky krahasim ne nuk dalim mirë.

Previous Post

“Paratë e njerëzve do të jenë viktima e radhës”, hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare e webit të INSTAT

Next Post

“Do kenë një periudhë të rëndësishme erotike!”, flirtime dhe tradhti, Astrologia Meri Shehu bën parashikimin mujor të horoskopit në BBV

Next Post
“Do kenë një periudhë të rëndësishme erotike!”, flirtime dhe tradhti, Astrologia Meri Shehu bën parashikimin mujor të horoskopit në BBV

“Do kenë një periudhë të rëndësishme erotike!”, flirtime dhe tradhti, Astrologia Meri Shehu bën parashikimin mujor të horoskopit në BBV

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al