Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5 për qind nga viti 2024.

Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitet Publike, teksa në ato private rënia ishte më e butë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit numri total i studentëve të ulur në bankat e shkollave të larta ka pësuar një rënie të ndjeshme, nga rreth 141.4 mijë studentë që në vetëm 115.7 mijë në vitin akademik 2025-2026 ose 18 për qind.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj periudhe janë universitetet publike. Nëse në vitin 2016 institucionet shtetërore numëronin mbi 116.8 mijë studentë, ky numër ka ardhur në rënie të vazhdueshme vit pas viti, me një përjashtim të vogël dhe të përkohshëm në vitin 2018.

Rënia ka kulmuar këtë vit akademik me rreth 81 mijë studentë, çka përkthehet në një humbje të fortë prej afro 31% të bazës studentore brenda dhjetë viteve. Zbrazja e auditorëve publike ngre pikëpyetje të mëdha mbi qëndrueshmërinë financiare të disa degëve dhe nevojën e emergjente për reforma strukturore. Në vitin akademik 2025-2026 në sektorin publik të arsimit të lartë kishte 6.8 % më pak studentë se viti paraardhës.

Në anën tjetër universitetet private kanë treguar një performancë mjaft dinamike, duke sfiduar krizën demografike që preku sektorin publik.

Nga rreth 24.5 mijë studentë që zgjidhnin arsimin jopublik në vitin 2016, shifrat kanë ardhur në rritje të qëndrueshme, duke kapërcyer pragun e 30 mijë studentëve në vitin 2022 dhe duke arritur pikun në vitin 2024 me mbi 35.7 mijë të regjistruar.

Edhe pse ky vit akademik shënoi rënie të lehtë me 2.6% për privatët në rreth 34.8 mijë studentë, ecuria e tyre e përgjithshme mbetet dukshëm pozitive. Përgjatë 10 viteve numri tyre u rrit më shumë se 40%.

Ky zhvillim ka ndryshuar rrënjësisht edhe peshën që zë secili sektor në tregun e arsimit të lartë. Nëse në vitin 2016 universitetet publike mbanin dominimin absolut me rreth 83% të peshës totale të studentëve, deri në vitin 2025 kjo peshë ka rënë në 70%.

Paralelisht, arsimi privat ka fituar terren të ndjeshëm, duke rritur kuotën e tij të tregut nga 17% që zinte në 2016, në plot 30% në vitin e fundit të analizuar.

Pavarësisht tkurrjes së përgjithshme të numrit të të rinjve në vend, institucionet private po arrijnë të tërheqin një pjesë gjithnjë e më të madhe të studentëve të mbetur, duke u kthyer në një konkurrent të fuqishëm përballë ofertës shtetërore./B.Hoxha – Monitor/

Tags: shpopullim
Previous Post

Alarmi global për Super El Niño! Sa është rreziku i ndërprerjes së internetit në mbarë botën

Next Post

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Next Post
Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al