Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Shkon në 3 numri i të arrestuarve për vrasjen e Liridonës! Prangoset efektivi i FSK, nipi i Naim Murselit

Editor by Editor
December 1, 2023
in KRONIKE, KRYESORE
0
Shkon në 3 numri i të arrestuarve për vrasjen e Liridonës! Prangoset efektivi i FSK, nipi i Naim Murselit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një person i tretë është vënë në prangat e policisë së Prishtinës mbrëmjen e kësaj të premteje për vrasjen e Liridona Murselit.

Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nipi i Naim Murselit. Momentalisht nuk është e qartë cili është roli i tij në këtë ngjarje të rëndë, megjithatë ai dyshohet si bashkëpunëtor në krim.

Arrestimin e tij e konfirmoi vetë Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pa u bërë 48 orë nga vrasja e 30-vjeçares, autoritetet në Kosovë vunë në pranga bashkëshortin e saj 33-vjeçar Naim Murselin dhe Granit Plavën. Liridona Murseli, nënë e dy fëmijëve u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

33-vjeçari Naim Murseli pretendoi se ajo u vra gjatë një tentative grabitjeje. Megjithatë hetimet bënë që këtë të premte autoritetet hetimore në Kosovë të zbardhin të vërtetën: Vrasjen e Liridonës e porositi pikërisht bashkëshorti i saj.

Ai pajtoi si ekzekutor bashkëfshatarin e tij, Granit Plava. Ky i fundit në dëshminë e dhënë në polici tha se Murseli e kishte paguar 30 mijë euro.

Gjatë mbrëmjes, mediat në Kosovë raportuan po ashtu se vetë Murseli, i cili kishte punuar në të shkuarën si këshilltar i Behgjet Pacollit, e ka pranuar krimin në polici.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.

Liridona Murseli ishte nënë e dy fëmijëve të mitur.

Tags: Naim murseliVrasja e Liridones
Previous Post

Ja futbollisti që iu ofrua Interit

Next Post

Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e saj, ja arsyeja e fortë

Next Post
Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e saj, ja arsyeja e fortë

Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e saj, ja arsyeja e fortë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, kush janë EMRAT surprizë

Formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë

June 7, 2025
Merret vendimi/ Trump anulon zyrtarisht 83% të programeve të USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

Trump do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka një kusht

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al