Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkak mungesa e dy avokatëve, shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Shkak mungesa e dy avokatëve, shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore për dosjen “5D”, është shtyrë për në datën 3 korrik, ora 10:30.

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy prej mbrojtësve ligjorë të të pandehurve.

Seanca e sotme kishte për qëllim marrjen e deklarimeve të 15 dëshmitarëve të thirrur nga organi i posaçëm i akuzës.

Lista e dëshmitarëve:

1. Eduard Meta

2. Muhamet Petriti

3. Alfred Qato

4. Sabrina Qama

5. Jonida Hoxhaj

6. Jona Bejko

7. Manjola Bunguri

8. Algert Çifliku

9. Marenglen Lika

10. Klotilda Haxhiaj

11. Kristi Grembi

12. Vjola Bilçari

13. Orjola Tane

14. Ismet Elezaj

15. Armand Çeçe

Kujtojmë se të pandehurit janë: Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Enton Punavija, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

Dënimet

Ish-drejtoresha e “Tirana Parking”, Englantina Zere, mund të kryejë 6 muaj burg. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e cilësoi atë fajtore për shkelje të barazisë në tendera. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e SPAK për dënimin e Zeres. Po ashtu, togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për pezullim të dënimit me burg dhe vendosjen e saj në shërbim prove ose punë në interes publik.

Fajtorë për të njëjtën vepër penale u shpallën edhe bashkëpandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe anëtari i Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati. Edhe për ta, gjykata caktoi nga 6 muaj burg. Nëse Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë, ata duhet të arrestohen dhe të kryejnë dënimin me burg.

Për të 5 të pandehurit e njërit nga fraksionet e dosjes “5D”, gjykata dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë asnjë funksion publik.

Hetimet e SPAK

Sipas hetimeve të SPAK, 5 të pandehurit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest sh.p.k”, për tenderin e “Rikonstruksionit të sheshit të parkimit tek Selman Stërmasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.

Në atë kohë, kompania “5D” kishte emrin tjetër “V.A.S Konstruksion sh.p.k”. Prokuroria e Posaçme pretendon se kjo kompani zotërohet në mënyrë de facto nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla, dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato. Të dy janë të pandehur nga SPAK dhe po gjykohen për dosjen “5D” me procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Më herët, gjykata dënoi edhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për të njëjtën çështje, duke theksuar se kanë favorizuar kompaninë e ish-kolegëve të tyre për të marrë tendera nga Bashkia e Tiranës.

Tags: 5DAlbano JankuEnton PunavijaJulian ZanajMariglen QatoNestor MuhametllariRedi Mollaspaktaulant tusha
Previous Post

Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet

Next Post

Gara për kreun e BKH: Skualifikohen 6 kandidatë, 7 ende në garë (Emrat)

Next Post
Gara për kreun e BKH: Skualifikohen 6 kandidatë, 7 ende në garë (Emrat)

Gara për kreun e BKH: Skualifikohen 6 kandidatë, 7 ende në garë (Emrat)

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al