Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shifrat/ Lejet mbi 6 kate në Tiranë, në rënie pas arrestimit të Veliajt

Në vitin 2023 Bashkia e Tiranës dha 53 leje ndërtimi mbi 6 kate, ndërsa në 2024 numri ra në 44 dhe në gjashtëmujorin e parë (2025) vetëm në 9.

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shifrat/ Lejet mbi 6 kate në Tiranë, në rënie pas arrestimit të Veliajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ai nuk i ka fillesat si Rama. Dhe sa duket as të ardhmen politike. Nga 10 shkurti i këtij viti, ai ndodhet në arrest me burg.

SPAK dyshon se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë përfituar pasuri personale nga fonde publike. Skema përfshin favorizim të kompanive private për tendera dhe leje ndërtimi.

Qysh prej muajit shkurt, në zyrat e Bashkisë Tiranë ka pasur lëvizje në nivel drejtorësh deri në nivel nënkryetarësh ku kryeministri Edi Rama ka përqendruar ndjeshëm ndikimin e tij

Të paktën pesë herë është raportuar publikisht se Rama ka ndërhyrë (përmes takimesh) në administrimin e Bashkisë Tiranë për të ruajtur, më shumë sesa vijimësinë, kontrollin ndaj kësaj bashkie.

Lëvizja e fundit ishte në fund të muajit korrik, ku nëpërmjet një VKM të miratuar nga qeveria, Tirana dhe njësitë e tjera vendore nuk do të kenë më të drejtë të japin leje ndërtimi për pallate mbi 6 kate.

Kjo kompetencë i kaloi ekskluzivisht Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga Kryeministri, Edi Rama.

Lejet e ndërtimit

Por sa leje ndertimi u dhanë gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga Bashkia Tiranë, kur arrestimi i Veliajt u bë në muajin shkurt?

Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë duke marrë si referencë kohore zgjedhjet lokale 2023, vitin 2024 dhe gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2025

Përgjigja

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit e kryeqytetit informoi për Faktoje.al se në vitin 2023 Bashkia e Tiranës dha 53 leje ndërtimi mbi 6 kate për godina banimi dhe shërbimi, në vitin 2024 numri ra në 44 dhe në gjashtëmujorin e parë të 2025 (Janar-Qershor) vetëm në 9 leje.

Firma

Në bazë të Ligjit nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, kryetari i bashkisë ishte përgjegjës (deri kur qeveria ndryshoi firmën) për vendimmarrjen lidhur me aplikimet për leje të ndërtimit në territorin administrativ të bashkisë.

Nuk dihen datat konkrete se kur janë dhënë 9 lejet e ndërtimit (mbi 6 kate) këtë gjashmëmujor, por me arrestimin e Erion Veliajt, procesi duket se ka hyrë në ngërç.

Tani që firma ka kaluar në duart e Edi Ramës, mbetet për t’u parë nëse ky trend rënës do të vazhdojë, apo vendimi i qeverisë synon pikërisht të zhbllokojë lejet e mbetura pezull. Eksperienca e deritashme ka folur më shumë për këtë të fundit…

/Faktoje.al/

Tags: erion veliajleje ndertimiveliajveliajt
Previous Post

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Next Post

Tenderi i dyshimtë/ Arben Voja i fut 500 MILION Lekë në xhep Janis Karathanos

Next Post
Tenderi i dyshimtë/ Arben Voja i fut 500 MILION Lekë në xhep Janis Karathanos

Tenderi i dyshimtë/ Arben Voja i fut 500 MILION Lekë në xhep Janis Karathanos

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al