Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri mes vajzave, policia jep detaje: Konflikti nisi në autostradën Tiranë-Durrës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sherri mes vajzave, policia jep detaje: Konflikti nisi në autostradën Tiranë-Durrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur mes disa vajzave. Shtetasja Kasandra Cani është vënë në pranga për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xhemile Verlaku, 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Xhemile Verlaku bashkë me motrën e saj Esma Verlaku kanë shkuar në polici të kallëzojnë një sherr mes vajzash të ndodhur pranë Vorës, por pa përfunduar procedurat kanë dalë nga komisariati dhe kanë shkuar të konfliktohen me shtetasen Kasandra Cani. Gjatë konfliktit, Cani ka plagosur me mjet prerës shtetasen Esma Verlaku.

Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit”, njofton policia.

Previous Post

Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat për 6 të arrestuarit

Next Post

Presidenti Trump bën betimin si presidenti i 47-të i SHBA

Next Post
Presidenti Trump bën betimin si presidenti i 47-të i SHBA

Presidenti Trump bën betimin si presidenti i 47-të i SHBA

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al