Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë.
Veprimet e policisë kanë ardhur pas kallëzimit të dy bashkëpronarëve të një prone në Rrugën e Elbasanit, të cilët deklaruan se ishin dhunuar nga 5 persona, për një pronë të cilën e kanë blerë në vitin 2021.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Dy persona L. H. dhe A. C., kanë kallëzuar se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Endri Allushi, Erald Basha, Ervin Topi,Ardian Shera, si dhe u shpall në kërkim dhe Emiljano Topi, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin”, njofton policia.