Në QV 0871 Fushë Milot, në shkollën 9-vjeçare ‘28 Nëntori” janë konfliktuar mes njëri-tjetrit 2 shtetas.
Ata janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.
Mësohet se debati mes tyre ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në qendrën e votimit fillimisht si përplasje verbale, e më pas të dy kanë dalë jashtë QV-së.
Sipas informacioneve paraprake shtetasi dyshohet Kastriot Perdoda se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit te sigurise.
Po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.