Një konflikt verbal mes dy personave në Zejmen të Lezhës, ka agravuar në plagosje me thikë.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie, ku pas agravimit, njëri prej tyre është plagosur me thikë.
I plagosur është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.