Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

SHBA-të dhe Irani afër marrëveshjes për armëpushim 60-ditor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
SHBA-të dhe Irani afër marrëveshjes për armëpushim 60-ditor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të zgjasë një armëpushim 60-ditor, do të rihapë Ngushticën e Hormuzit, do t’i lejojë Iranit të eksportojë naftë dhe do të hapë negociata për kufizimin e programit bërthamor iranian. Sipas portalit amerikan Axios, marrëveshja synon të shmangë një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të ulë presionin në tregun global të naftës. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kjo marrëveshje do të çojë në një paqe afatgjatë dhe në zgjidhjen e plotë të çështjes bërthamore.Burime amerikane bëjnë të ditur se presidenti Donald Trump dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë lënë të kuptohet se marrëveshja mund të shpallet që të dielën, edhe pse ende nuk është finalizuar plotësisht.

Sipas draftit të diskutuar, të dyja palët do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, me mundësi zgjatjeje me marrëveshje të ndërsjellë. Gjatë kësaj periudhe, Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim pa tarifa tranziti, ndërsa Irani do të angazhohet të heqë minat detare të vendosura në zonë. Në këmbim, SHBA do të lehtësojnë bllokadën ndaj porteve iraniane dhe do të japin përjashtime të pjesshme nga sanksionet, duke i mundësuar Teheranit të eksportojë lirshëm naftë. Zyrtarët amerikanë theksojnë se parimi kryesor i marrëveshjes është “lehtësim vetëm pas veprimit”, duke nënkuptuar se heqja e sanksioneve dhe lirimi i fondeve do të ndodhë vetëm pasi Irani të ndërmarrë hapa konkretë dhe të verifikueshëm.

Drafti përfshin gjithashtu angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore dhe për të negociuar pezullimin e programit të pasurimit të uraniumit, si edhe transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar. Burime diplomatike thonë se Irani ka dhënë sinjale pozitive përmes ndërmjetësve lidhur me kompromiset që është i gatshëm të bëjë në çështjen bërthamore. Marrëveshja prek edhe konfliktin mes Izraeli dhe organizatës Hezbollah në Libani. Drafti parashikon përfundimin e luftimeve, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet se ka shprehur shqetësime gjatë një bisede telefonike me Trump.Sipas palës amerikane, Izraelit do t’i lejohet të ndërhyjë nëse Hezbollahu tenton të riarmatoset ose të kryejë sulme të reja. Në përpjekjet diplomatike kanë marrë pjesë edhe liderë nga Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një rol kyç si ndërmjetës raportohet të ketë luajtur gjenerali pakistanez Asim Munir. Shtëpia e Bardhë shpreson që mosmarrëveshjet e fundit të zgjidhen brenda orëve të ardhshme dhe marrëveshja të shpallet zyrtarisht të dielën.

Tags: armepushimIranNgushtica e Hormuzitshba
Previous Post

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

Next Post

Zbardhet ngjarja në Tiranë! Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari, u qëllua aksidentalisht nga shoku

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al