Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Serat me kanabis në Berat, kalon për gjykim dosja me 17 të pandehur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gara drejt finales/ SPAK njofton 7 kandidatët që duan të marrin “kontrollin” e BKH-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka kaluar pas më shumë se 8 muajsh për gjykim, dosja e 17 personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit, që u zbulua në sera në fshatin Drenovicë të Beratit.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që u depozitua në muajin janar të këtij viti, duke çuar në gjyq “grupin e drogës”.

Pjesë e grupit janë shtetasit Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Samoel Lushaj, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Në këtë grup ishin të përfshira edhe 93 gra, punonjëse në këtë aktivitet të paligjshëm, por SPAK shpalli moskompetencë për to.

Një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat) në 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.

Organizimi i aktivitetit kriminal kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10 nëntor 2022 u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak.

Të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të  punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore.

Previous Post

Shqetësimet e PD/ Rama ironizon me “Diellën”, Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

Next Post

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Next Post
Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

October 20, 2026
Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al