Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Salianji: Krimi i organizuar ia doli të dërgojë njerëzit në Kuvend

Editor by Editor
October 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Salianji: Krimi i organizuar ia doli të dërgojë njerëzit në Kuvend
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Kënd nga qelia nr.6”, kështu shprehet Ervin Salianji teksa ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, i akuzuar për lidhje me bandat kriminale.

Teksa iu referua akuzave të SPAK se Çyrbja u ndihmua nga i shumëkërkuari i drejtësisë Altin Hajri për t’u renditur i treti në listën e sigurt të PS-së në Durrës, Salianji shkroi se krimi ia ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese.

Salianji nga burgu deklaroi se skena politike shqiptare është më e pastër për shkak të angazhimit të demokratëve duke denoncuar me emra e fakte.

Shkrimi i plotë i Ervin Salianjit:

Kënd nga qelia nr.6

Për Shqipërinë në BE.

Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin  e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është  pozitiv,  në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara.

Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.

Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.

Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat.

Janë thjesht kortezia e protokollit.

Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.

Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qendrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perendimit, se sa udhëheqësit e tyre.

Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qënë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.

Po nëse qendrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Eshtë Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks.

Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar”

Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.

Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shenim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak.

Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime me emra me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin.

Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit. Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit.

Nga kjo pikpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Europën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Eshtë shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perendimi. Eshtë dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa.

Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më antieuropiane që ka Shqipëria.

Previous Post

Mbetjet e rrezikshme, PD paralajmëron protestë

Next Post

Kryemadhi: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë!

Next Post
Kryemadhi: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë!

Kryemadhi: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë!

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al