Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sako u jep tenderin 400 milionë lekë dy vëllezërve Dauti: Geraldi, koordinator i PS-së, Albani pronari i firmës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sako u jep tenderin 400 milionë lekë dy vëllezërve Dauti: Geraldi, koordinator i PS-së, Albani pronari i firmës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët fshatit Rrushkull të Durrësit u kënaqën para fushatës elektorale të 11 majit 2025, kur kandidati i PS-së u premtoi se do të bënte kanalizimet. Mbaruan zgjedhjet, kaloi vera dhe akoma nuk po duket ndonjë zyrtar u bashkisë t’u tregojë se si po shkon fati i projektit.

Në fakt, zyrtarët nuk e kanë harruar projektin, vetëm se kanë qenë të zënë me pazarin e lekëve (prokurimin).

Dhe nuk janë pak, por vlera totale përfundimtare e kontratës është 39,054,737.232 lekë.

Paratë do të derdhen në llogarinë e kompanisë “IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P)” shpk. Kjo është pronë e vëllezërve Alban dhe Gerald Dautaj nga Durrësi. Me letra, pronari zyrtar është Alban Dautaj, por edhe Geraldi i jep një dorë biznesit.

Geraldi është një nga njerëzit e besuar të kryetares së Bashkisë, Emiriana Sako, ai mban postin e Koordinatorit të Lagjes Numër 10 të PS në Durrës. Përvec kësaj, Geraldi ka qenë krahu i djathtë i ish-drejtorit të disa institucioneve, Spartak Kovacit, duke mbajtur detyra si kryeinxhinier apo administrator sipas rastit. E thënë më shkoqur, Geraldi përmes ndikimit në organizatën e “Rilindjes” i ka siguruar tenderat qysh nga viti 2019 kur u krijua kompania.

E tillë është edhe kjo kontratë e hartuar më 21 tetor 2025 për llogari të Dautajve, nga Bashkia Durrës, e firmosur me urdhër dhe me delegim të kryebashkiakes Sako, nga një prej zëvendësve të saj.

Tender me flamur korrupsioni

Meqenëse porosia është që të fitojnë vëllezërit “rilindas”, komisioni i tenderit ka përdorur metodën ”Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i Rrjetit të Kanalizimeve në Fshatin Rrushkull” me fond limit 32 959 439,00 lekë pa TVSH.

Procedura filloi me vrull para zgjedhjeve, më 4 prill 2025, por papritur u anulua. Sic mësuam më vonë, “nuk ishte paraqitur ndonjë ofertë e përshtatshme”.  Megjithatë, vëllezërit Dautaj i kanë lëvizur gurët pranë Sakos dhe procedura u zhbllokua në 10 korrik 2025 dhe në fund erdhi një “rishpallje me njoftim fituesi” më 8 gusht 2025.

Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Oferta e Dautajt e barabartë me fondin limit  

Në tenderin e mbajtur formalisht më 25 korrik 2025 kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, tre prej të cilëve u skualifikuan menjëherë duke u eliminuar konkurrenca ndaj vëllezërve.

Ofertat e mënjanuara duhej të merreshin në konsideratë, ose të anulohej sërish tenderi, sepse janë të gjitha më të ulëta se sa ajo fituese.

Konkretisht Operator Ekonomik Kontraktues      “IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P)” shpk kishte ofertën me vlerë 32 545 614,00 lekë pa TVSH. Mjafton kjo ofertë që është gati sa fondi limit, që komisioni ta anulonte tenderin.

Nga ana tjetër operatori “BE – IS” shpk ka propozuar ta bëjë punën me 20.805.303 lekë pa TVSH.

Në këtë nivel është edhe operatori “2 N” sh.p.k me vlerë 22.800.000 lekë. Ndërsa firma ASI-2A CO shpk ka dhënë oferën 29.000.000,20 lekë.

Pra, për komisonin nuk kishte problem vlera e ofertës, por porosia që duhet të kenë marrë për të favorizuar vëllezërit ”rilindas”. Vetëm kështu mund të shpjegohet logjika e këtij tenderi, ku oferta fituese është afro 130 milionë lekë më shumë se ajo më e ulëta.

/Gijotina.com/

Tags: Alban DautajBashkia DurresDautiGerald DautajIDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTIONIDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION shpktedner
Previous Post

Dasmë në Dimal, Juliana Memaj hedh 1.3 miliardë lekë, Shkëlqim Fusha i mbledh me fshesë

Next Post

Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina

Next Post
Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina

Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al