Friday, June 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës

Editor by Editor
June 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sot i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, i cili ka dhënë detaje për ngjarje, takime dhe persona që, sipas tij, kanë qenë të përfshirë në komplotin për eliminimin e tij.

Alibej ka treguar se ishte kthyer fshehurazi në Shqipëri, përmes kufirit të gjelbër në Qafëbotë, pasi ndodhej në kërkim. Sipas dëshmisë së tij, sapo mbërriti kontaktoi Genc Tafilin, të cilin e ftoi në banesën e tij. Tafili erdhi së bashku me Dorian Dulin, dhe sipas Alibejt, të dy ishin të armatosur.

“Tafili më tha se Doriani kishte pasur një takim me Talo Çelën dhe dy mirditorë, ndaj dhe dolëm menjëherë nga banesa. E ngacmova Gencin që të vinte sërish në takim, por nuk pranoi më,” dëshmoi Alibej.

Më tej, ai përmendi Suel Çelën, të cilit i kishte kërkuar takim me Kamer Mehjen. “Sueli më tha që Kameri nuk vinte sepse aty ishin ‘katunarët’, duke iu referuar familjes Çapja. Më propozoi të takoheshim te tregu. Nuk doja të dukej sikur kisha frikë, ndaj shkova.”

Takimi ndodhi në një lokal pranë tregut, në prani të Kamer Mehjes dhe Mario Çelës. “E pyeta Kamerin nëse ishte e nevojshme të hidhte fishekzjarrë ditën që u vranë familjarët e mi. Ai mohoi të kishte lidhje dhe tha se vëllain tim, Endritin, nuk e njihte.”

Sipas dëshmisë së Alibejt, një tjetër personazh kyç ishte Ervis Nano, të cilin e njihte si Ermali.

Ky, pasi kishte lënë burgun e Peqinit, kishte shkuar në Fushë Krujë, ku takoi një tjetër person të njohur si “Çoli Shkodrani” (emri i vërtetë, Flobenc Meçe). Në këtë takim, Çoli kishte përmendur një takim me Altin Ndocin, dhe më vonë me Talo Çelën, Mikael Kamamin dhe Altin Ndocin.

 

Sipas dëshmisë, në këtë takim ishte shtruar edhe çështja e eliminimit fizik të Erion Alibejt. “Pyetja ishte: ‘Sa do lekë do? Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin’.”

Alibej ka thënë se kishte dyshime të forta se kërkohej të nxirrej nga banesa për t’i zënë pritë. “Doriani më ftonte shpesh të dilja, të qetësohesha. E kuptova që nuk ishte rastësi.”

Ndihmësin më të besuar e përmendi Ardian Çollakun, tashmë i ndjerë, i cili sipas tij kishte akses te kundërshtarët dhe ishte prezent në biseda dhe ndarjen e parave. “Ai e pyeti një herë Mikael Qosen pse nisi kjo luftë. Qosa i kishte thënë: ‘Ka qenë shumë i tmerrshëm Indriti (vëllai i Alibejt)’.”

Alibej pohon se Çollakun e kishte pajisur me aplikacionin e enkriptuar EnchoChat dhe e kishte mbajtur ekonomikisht pas daljes nga burgu, pikërisht për ta pasur si burim informacioni nga brenda rrethit të rivalëve.

Previous Post

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, kreu i KMSH: Bashkim dhe shpresë në këto ditë të begata, gëzuar!

Next Post

Fabrika e gazit në Porto Romano zgjerohet pa distanca sigurie/ Komuniteti në alarm, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

Next Post
Fabrika e gazit në Porto Romano zgjerohet pa distanca sigurie/ Komuniteti në alarm, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

Fabrika e gazit në Porto Romano zgjerohet pa distanca sigurie/ Komuniteti në alarm, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025
Shqipëria “blihet” në Gjenevë! Tenderi i dyshimtë që vjen era korrupsion i nivelit të lartë

Shqipëria “blihet” në Gjenevë! Tenderi i dyshimtë që vjen era korrupsion i nivelit të lartë

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al