Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në kuadër të hetimeve për dosjen “Saspac”.
Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën e sigurisw që iu caktua nga Gjykata e Posaçme.
Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Bashkimit Europian.
Kjo çështje, përveç Beqajt, la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn. Ndërsa për Elton Martin, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë, atë të “detyrimit për të paraqitur”.
Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.