Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse në orën 08:30. Pimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Pas këtij provimi, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 17 qershor dhe më pas Provimit me Zgjedhje më 24 qershor.