Këto janë pamjet e tetë emigrantëve të mbërritur në Shëngjin me anijen italiane Libra ditën e sotme.
Agjencia Reuters shkruan se Italia solli vetëm tetë emigrantë për të testuar situatën.
Kjo për shkak se grupi i parë i emigrantëve u rikthye në Itali pas një vendimi të një gjykate në Romë.
Qeveria italiane reagoi duke ndryshuar statusin ligjor të listës së vendeve që konsiderohen të sigurta.
Tashmë pritet se si do reagojë gjyqësori italian.
Reuters shkruan se nuk dihet akoma origjina e emigrantëve, ndërkohë që thuhet se mund të jenë nga Tunizia.