Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës.
Disa rrugë kryesore janë përmbytur duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.
Uji ka vërshuar në disa lagje të qytetit, ku kanalizimet nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shumta. Autoritetet lokale po punojnë për të zhbllokuar rrugët dhe për të larguar ujin nga zonat më të prekura.