Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi përplasen dhe merren vesh kur duhet në dëm të interesave të qytetarëve.

Prej disa muajsh vijon një përplasje mes RTSH, Komisionit të Prokurimit Publik dhe kompanisë R&T e biznesmenit Renis Tërshana për tenderin në fjalë.

Ai duket se ishte qepur që në fillim si një kostum për Tërshanën, por pas ardhjes së administratës së re në krye të RTSH, gjërat ndryshuan. Tenderi u anulua dhe u rishpall dhe Renis Tërshana e çoi çështjen në KPP.

Pas shqyrtimit të këtij të fundit, u urdhërua shpallja fituese e kompanisë së Tërshanës. Ndërkohë që pritej të zbatohej vendimi, RTSH ka anuluar sot tenderin me argumentet që Tërshana nuk ka vërtetuar që nuk ka qenë dënuar gjatë periudhës që kërkuar nga kontraktuesi is edhe nuk ka vërtetuar që ka paguar taksat në bashkitë ku operon.

Intriga dhe përplasje në KPP

Në tenderin me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit rreth 907 milion lekë pa TVSH (9.1 milion euro), u shpall fitues paraprakisht biznesmeni Renis Tërshana në korrik, pas një gare të gjatë të shoqëruar me ankesa dhe debate.

Vendimi i KPP per shpalljen e Renis Tershanes fitues
Vendimi i KPP per shpalljen e Renis Tershanes fitues

Por sot, RTSH ka deklaruar se operatori “R&T” nuk dorëzoi brenda afatit vërtetimin që provon se nuk është subjekt i dënuar penal, certifikatën për pagesën e detyrimeve tatimore vendore, si dhe ekstraktin e pronarit përfitues, të cilat konsiderohen dokumente detyruese për kualifikim sipas ligjit për prokurimet publike.

Në këto kushte, RTSH e konsideroi ofertën “të pavlefshme” dhe anuloi procedurën me arsyetimin se “nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme”.

Ky vendim kundërshton urdhrin e KPP-së, që pak javë më parë konstatoi se skualifikimi i “R&T” ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe urdhëroi autoritetin kontraktor të rikthente Renis Tërshanën si fitues të tenderit.

Procedura është shoqëruar gjatë gjithë kohës me intriga dhe përplasje në KPP, duke ngritur dyshime se tenderi ishte “qepur” që në nisje pikërisht për kompaninë “R&T”, në kohën kur RTSH drejtohej nga Aurora Polo.

Mirëpo ndërhyrja e re në drejtimin e institucionit duket se ka ndryshuar kursin, duke mos lejuar dhënien automatike të kësaj kontrate të majme.

Mbetet të shihet nëse RTSH e ka anuluar përfundimisht tenderin apo do ta rishpallë.

/skyweb.al/

Tags: Renis Tërshanatender
Previous Post

Hetimet/ “Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

Next Post

Prindërit nuk regjistrojmë dot fëmijët në klasë të parë: E-Albania nuk punon!

Next Post
Prindërit nuk regjistrojmë dot fëmijët në klasë të parë: E-Albania nuk punon!

Prindërit nuk regjistrojmë dot fëmijët në klasë të parë: E-Albania nuk punon!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al