Fatbardh Sallaku, rektori i Universitetit Bujqësor, ka pranuar se në kuadër të procesit që ka nisur para dy vitesh, i është sekuestruar telefoni i tij personal.
Nga dëgjesa me grupin e PS, Sallaku tha se është i gatshëm të siguroj çdo informacion mbi hetimin dhe arrestimet e SPAK tek UBT, duke u shprehur besimplotë te drejtësia.
“Ka filluar një proces para dy vitesh në Universitet, unë kam dhënë dhe telefonin. Kemi qenë shumë bashkëpunues dhe do të jemi. Unë dua t’iu siguroj dhe një herë që nuk jam këtu për politikë. Me kryeministrin kemi folur disa herë dhe para dy vitesh, dhe para tre vitesh. Do doja shumë që i gjithë debati të merret me thelbin dhe jo me anësoret. Prindërit duhet të qetësohen. Në shtator, universiteti do të ketë një ofertë të re akademike. Jam besimplotë, që drejtësia do bëj punën e vetë. Jam i gatshëm të siguroj çdolloj informacioni”, deklaroi Sallaku.