Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje, nga betoni

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Raporti: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje, nga betoni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë më të gjata dhe intensive mund të përjetohen me diferenca të theksuara brenda të njëjtit qytet.

Kjo vë në pah rëndësinë që ka planifikimi urban në qytete duke u orientuar në elementë që krijojnë mikroklima.

Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.

“Roli i mbulesës së tokës dhe formës urbane në përcaktimin e kushteve termike theksohet nga një fushatë matjesh e zhvilluar në Tiranë, Shqipëri, gjatë verës së vitit 2023. Një ekip prej 10 vullnetarësh të rekrutuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë vendosën sensorë temperature në dritaret e makinave dhe ndoqën itinerare të planifikuara nëpër qytet. Dhjetëra mijëra matje temperature pranë tokës u morën gjatë tre lëvizjeve të veçanta me automjet (të kryera në orët 6–7 të mëngjesit, 3–4 pasdite dhe 7–8 të mbrëmjes).

Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin. Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.

Zonat me përqindje më të lartë të sipërfaqeve të ngurta, të papërshkueshme, si rrugët, parkingjet dhe ndërtesat, treguan temperatura më të larta, ndërsa zonat me më shumë pemë dhe bar ishin vazhdimisht më të freskëta. Zonat më të nxehta përkonin, të paktën pjesërisht, me komunitete me të ardhura më të ulëta: lagjet e përbëra nga shtëpi njëkatëshe ishin dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat me ndërtesa mesatare dhe pak pemë ishin më të nxehta” thuhet në raportin e BB referuar këtij studimi.

Raporti ndalet në projektin e Pyllit Orbital që synonte mbjelljen e 2 milionë pemëve në një formën e një rrethi përreth kryeqytetit por që të dhënat e fundit të raportuara në dokument janë për deri në 300 mijë pemë të mbjella deri në 2019-n.

I njëjti nënvizon se rritja e temperaturave duhet të merret seriozisht pasi ndikimet janë bërë gjithmonë e më të mëdha në sektorë të ndryshëm përfshi këtu atë energjetik. Konkretisht raporti thotë se vendet duhet të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemeve të energjisë ndaj nxehtësisë ekstreme.

“Ndërsa temperaturat e verës rriten në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sistemet e energjisë po përballen me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe. Valët e nxehtësisë rrisin kërkesën për energji elektrike për kondicionerë, frigoriferë dhe pompimin e ujit ndërkohë që njëkohësisht ulin performancën e infrastrukturës energjetike.

Në vende si Turqia dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kulmi i kërkesës për energji elektrike që dikur ndodhte në dimër, tani po zhvendoset në verë. Kjo zhvendosje u ilustrua në mënyrë dramatike në qershor 2024, kur një valë e hershme e nxehtësisë shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Shqipëri, të nxitura nga rritja e kërkesës dhe rënia e performancës së aseteve energjetike.

Nxehtësia ekstreme dëmton infrastrukturën e energjisë në disa mënyra. Temperaturat e larta të ajrit ulin efikasitetin dhe kapacitetin e linjave të transmetimit, të cilat mund të varen në mënyrë të rrezikshme ose të transportojnë më pak energji” nënvizon dokumenti./ Monitor

Previous Post

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

Next Post

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Next Post
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al