Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë

Editor by Editor
February 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anija e qeverisë po lundron në batica të larta duke u përplasur nga njëri skandal në tjetrin. Pas “dezertimit” të Engjëll Agaçit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Edi Rama ka vendosur të ia besojë këtë detyrë Vilma Gurit.

Ndonëse mediat pranë qeverisë nxituan ta paraqisnin Gurin si një personalitet me eksperiencë të pasur në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, faktet janë pak ndryshe.

Kapitali ka mësuar se zonja Guri para pak muajsh është shkarkuar nga Ambasada Amerikane për shkelje të rëndë të etikës, pasi është përfshirë në një skandal presionesh mbi Gjykatën Kushtetuese. Burime diplomatike i thanë Kapitalit se ky skandal përfshin zonjën Guri, bashkëshorten e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese si dhe një deputete të Edi Ramës.

Pas sharkimit për shkelje të rëndë të etikës nga Ambasada Amerikane, zonja Guri fillimisht u strehua si këshilltare e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Por kjo detyrë zgjati më pak se 2 muaj pasi në qeveri u krijua një tjetër emergjencë.

Engjëll Agaçi, sekretari jetëgjatë i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që e ka mbajtur këtë post nga dita e parë kur Edi Rama u bë kryeministër, është larguar në mënyrë të beftë. Vetë qeveria përmes një lajmi të shpërndarë në mediat e saj pak ditë më parë, jo zyrtarisht dha si arsye për largimin e Agaçit problemet shëndetësore dhe kurimin e tij në Itali.

Por ky version është vënë në pikëpyetje të madhe, jo vetëm nga opozita. Një ditë më parë, Sali Berisha denoncoi publikisht si Engjëll Agaçi është arratisur për shkak se ndaj tij është lëshuar masë ndalimi nga SPAK. Ky version në fakt kishte disa ditë që qarkullonte në Tiranë, por edhe pas denoncimit të Berishës nuk u përgënjeshtrua zyrtarisht nga qeveria.

Por pavarësisht shkaqeve të largimit, e sigurtë është se prej gati 1 muaji Engjëll Agaçi nuk është më në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Dhe fakti që Edi Rama ka nxituar të gjejë zëvendësen e tij, sinjalizon se ky largim mund të jetë përfundimtar.jo tani ngre një tjetër skenar interesant. Nëse arsyet e largimit të Agaçit lidhen me një masë të mundshme të SPAK ndaj tij, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë për qeverinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ligjërisht ka vetëm një detyrë. Të mos lejojë daljen e vendimeve të paligjshme nga qeveria.

Por nëse sekretari shpallet në kërkim nga drejtësia, kjo hedh një damkë të madhe mbi qeverinë, e cila automatikisht dyshohet të ketë funksionuar si një një bandë kaçakësh duke miratuar vendime të paligjshme. Dhe rastet për këtë tashmë janë publike duke filluar nga bonusi i inceneratorit që iu dha kompanisë, e cila nuk ekzistonte./kapitali.al

Previous Post

SPAK merr nën hetim Ogerta Manastirliun dhe Janis Karathano për koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, KLSH e denoncoi si korruptiv

Next Post

Itali, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Next Post
Itali, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Itali, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al