Kryeministri Rama do të vizitojë sot në parburgimin e Durrësit, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ai u transportua mbrëmë pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest në burg. Për Ajola Xoxën u vendos një masë më e butë nga “arrest në shtëpi” në masën “detyrim paraqitje”.
Veliaj mbrojti veten duke deklaruar se ka ushtruar vetëm detyrën dhe se për këtë arsye, është bërë objekt sulmi. Ai mohoi të ketë vilë në Qerret, duke pretenduar se ajo i takon nënës së Ajola Xoxës.