Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

‘Rama vazhdon sulmet, ne me besim te PD dhe Berisha s’do ndalemi deri në përmbysjen e këtij regjimi’

Editor by Editor
January 6, 2024
in KRYESORE, OP-ED
0
‘Rama vazhdon sulmet, ne me besim te PD dhe Berisha s’do ndalemi deri në përmbysjen e këtij regjimi’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“6 Janari 1991, kjo ditë e bekuar është një ditë tepër e rëndësishme për degën e PD-së në Fier dhe për vetë qytetin e Fierit. Sot, mbushen 33 vjet nga dita e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Me këtë rast urojmë gjithë demokratët e Fierit dhe çdo qytetar fierak.”

Nga Luan Baçi.

Sot në këtë 33-vjetor ne jemi në situata krejt të pazakonta, jemi në një situatë paradoksale dhe të papranueshme!

Edi Rama, ky armik i votës së lirë, pasi ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe ka vënë në rrezik pluralizmin në vend, po bën të gjitha përpjekjet për të eleminuar Partinë Demokratike dhe për rrjedhojë të lërë vendin pa opozitë dhe të përjetësojë pushtetin e vet!

Këto përpjekje mjerane të Edi Ramës, të kordinuara me mjeranin ish-kryetar, që shiti kauzen opozitare në 8 vite dhe që vazhdon të bëjë lojën e tij për përfitime personale, nuk do t’ia dalin dot, asnjëherë, që të mposhtin demokratët e të mbajnë peng Partinë Demokratike dhe frymën e tyre të lirisë!

Edi Rama vazhdon sulmet e pandërprera kundër  Partisë Demokratike dhe së fundmi, ndërmori hapin ekstrem, burgosjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishës.

Pa asnjë provë, pa asnjë fakt, duke shkelur Kushtetutën në mënyrë krejt abuzive, vendosin masa shtrënguese ndaj kryetarit të opozitës, me qëllimin e vetëm për t’i mbyllur gojën, denoncuesit më kurajoz të aferave korruptive të qeverisë dhe për të eleminuar opozitën e vërtetë dhe të legjitimojë opozitën falso të “Bravës|.

Ta harrojnë!

Ne sot jemi më të organizuar dhe më të vendosur: vendimarrjet e mëdha politike të kohëve të fundit, në konsultim të plotë dhe me votë të anëtarësisë treguan largpamësinë e Partisë Demokratike dhe vërtetuan para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar,  fytyrën e vërtetë të sektit të Rilindjes dhe drejtësinë e vërtetë të kauzave të ngritura nga Partia Demokratike!

Me besim të plotë te Partia Demokratike! Me Kryetarin e Partisë Demokratike të zgjedhur në mënyrë plebishitare nga anëtarësia e PD-së me “një anëtar – një votë”, profesor doktor Sali Berishën, ne do të vazhdojmë aksionin tonë politik, pa u ndalur deri në përmbysjen e këtij regjimi të urryer për të gjithë shqiptarët!

“Gëzuar festën e themelimit, Partia Demokratike, dega Fier!”

“6 Janari është një ditë e mirë, dita e Ujit të Bekuarë e të krishterëve ortodoksë. Simbolika e pastërtisë dhe e sinqeritetit, e ripërtëritjes dhe e shenjtërimit! Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë dhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë të bekuar!.

6 janar 1991, kjo ditë e bekuar është një ditë tepër e rëndësishme për degën e PD-së në Fier dhe për vetë qytetin e Fierit. Sot, mbushen 33 vjet nga dita e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Me këtë rast urojmë gjithë demokratët e Fierit dhe çdo qytetar fierak.

Sot është dita e themeluesve, në këtë ditë historike ne duhet të kujtojmë me mirënjohje, çdo demokrat të Fierit të vitit 1991. Të gjithë ata zotërinj që më 6 janar 1991 u mblodhën dhe themeluan degën e PD-së në Fier

Kurajoja, vendosmëria dhe kontributi i tyre në këtë moment historik shumë të rëndësishëm të Shqipërisë, ka të gjithë mirënjohjen tonë.

Arian Nikaj dhe Fatos Mihali janë themeluesit, që edhe sot vazhdojnë të kontribuojnë dhe të japin mbështetjen e tyre të vyer. Ne i falenderojmë me vlerësim dhe mirënjohje të veçantë së bashku me: Viktor Margilaj, Veli Koçi, Stavri Furxhi, Mihal Pikuli, Vladimir Muçaj, Edmond Ymeri, Avdulla Dyrmishi, Ilmi Hoxha, Xhelal Tahiri, Shpëtim Kastrati, Hasan Misiri, Artur Çuni, Vasil Kalemi, Niko Vrushi dhe Muhamet Sherri, që firmosën themelimin e degës së PD-së në Fier.

Respekt dhe mirënjohje për ju, zotërinj!

Vlerësim, respekt, mirënjohje të thellë dhe të pafund për kolegët dhe miqtë e mi, bashkudhëtarë, bashkëdrejtues në këto vite opozite:

Kryetarët e grup-seksioneve dhe sekretarët e grup-seksioneve,

që kanë mbajtur peshën kryesore në këto vite; kryetarët e seksioneve dhe sekretarët e seksioneve, të palodhur dhe themeli i strukturave tona; me mijëra anëtarët tanë të mrekullueshëm, simpatizantët dhe votuesit tanë të shumtë dhe të vendosur.

Vlerësim për punën dhe kontributin e PD-së, dega Rroskovec, që tashme funksionon si degë më vete, me performancë të shkëlqyer, por që sot festojnë bashkëthemelimin e PD-së me degën Fier, se sot është festa e përbashkët!

Pa dyshim një vend shumë i rëndësishëm është për qytetarët e thjeshtë, të ndershëm dhe plot kulturë, të paangazhuar, por që me mençurinë dhe largpamësinë e tyre, bëjnë diferencën, me gjykimin e tyre të drejtë, objektiv dhe të paanshëm!

Vlerësim dhe respekt maksimal për shumë të rëndësishmit, drejtuesit e lartë të degës së PD në Fier: sekretarët funksionalë të degës; nënkryetarët e degës; kryetarët e FRPD dhe LDG, anëtarët e nderuar të Bordit Këshillimor: kryetarin e degës dhe sekretarin politik të degës.

Vlerësim për aktivitetin e PD-së, dega Fier.

Protesta të shumta në numër, të forta në qendrueshmëri, korrekte në maksimumin e ligjit, të rregullta, gjithëpërfshirëse dhe me mbështetje të gjerë qytetare.

Aktivitete të shumta, takime të njëpasnjëshme, tubime gjigante dhe performancë opozitare perëndimore të prezantuara nga dega jonë në këto vite opozite në Fier, Cakran, Levan, Topojë, Libofshë, Mbrostar, Portez, Frakull, Qendër dhe Dërmenas.

Vlerësim dhe respekt për punën dhe kontributin e kryetarëve dhe sekretareve të PD-së, dega Fier në këto 33 vite histori!

Respekt dhe vlerësim për ish-drejtues të pushtetit lokal ndër vite dhe ish-përfaqësues tanët në parlament, që nuk kanë ndaluar asnjëherë së kontribuari në forma nga më të ndryshmet në këto vite opozitë!

Këtë ditë gëzimi e festojmë së bashku, të gjithë demokratët e Fierit, themeluesit dhe kontribuesit historikë e deri tek anëtarët më të rinj dhe simpatizantët tanë.

Midis themeluesve të nderuar, por dhe drejtuesve të tjerë ndër vite, na janë larguar nga jeta zonja dhe zotërinj kolegë të nderuar dhe nuk janë më mes nesh e sot është dita që ne t’i kujtojmë me mirënjohje dhe respekt! Homazh! Qofshin të paharruar! Vlerësim, mall dhe respekt për ta!

Previous Post

“Pas reshjeve të shiut, vjen i ftohti polar”, sinoptikania zbulon: Ja sa do të zgjasin ditët e ftohta

Next Post

Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, të rinjtë në disa qytete të vendit sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

Next Post
Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, të rinjtë në disa qytete të vendit sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, të rinjtë në disa qytete të vendit sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al