Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve sërish mos të votojnë më 11 maj, kur duhet t’u bënte thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.
Gjatë mitingut në Pogradec, Rama iu drejtua me një apel edhe demokratëve, ku iu tha ose të shkojnë të votojnë një maskara si ai, ose mos të shkojntë për të votuar fare.
“Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit: mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’. Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës.
Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro.”-tha Rama.
Kujtojmë se edhe gjatë rubrikës ‘sy me sy’ disa javë më parë, në një formë të paprecedentë, Rama u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi më 11 maj dhe të bojkotojnë zgjedhjet, në rast se nuk votojnë partinë e tij.