Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, OP-ED
0
Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara.

Në pak javë shembujt nuk mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qendrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për t’i drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante e shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetit të një njeriu të vetëm.

I njëjti injorim për votën e qytetarëve, madje për të qenë me precizë, për atë të socialistëve, u pa edhe pas procesit të rinumërimit. Ndonëse kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumë militantët sa për ta shpënë në parlament, me urdhër të drejtpërdrejtë të shefit, ajo që renditej para saj u detyrua të jepte dorëheqjen. Ç’vlerë ka këtu vota e qytetarëve, respekti kushtetues për listat e hapura, apo gara brenda partisë? Të gjitha këto zhbëhen përpara modelit spiropalizues, që ka përqafuar vajza nga Roskoveci, dhe që kërkon ta promovojë me çdo kusht Edi Rama.

E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj.

Çuditërisht, kryeministri që e bëri gjuhën çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vënë gojës shtupë për prokurorët dhe gjyqtarët që po mbajnë në burg Veliajn. Vetëm kjo kontradiktë është e mjaftueshme për të dëshmuar se heshtja për Lalin nuk ka të bëjë me ndonjë parim të mbajtjes së një distance higjenike ndaj vendimeve të drejtësisë, por me dëshirën e shefit, për të zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bërë vetë duart pis, por duke përdorur për këtë qëllim, mashën SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.

Pra, vetëm në pak kohë pas 11 majit, kryeministri po dëshmon se e ka suprimuar autonominë e pushtetit lokal, se as do t’ia dijë për votën e shprehur përmes listave të hapura, se di t’i masakrojë prokurorët që nuk i binden dhe të sinkronizohet me SPAK-un, që e përdor për të larë hesapet e veta të pista.

Se ku mund të ndeshen fenomene dhe shtrembërime të tilla, në një sistem që klasifikohet si demokratik, këtë edhe “naivët” që kundërshtojnë idenë se Shqipëria nuk është një autokraci, e kanë të vështirë ta gjejnë.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për t’u dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

Previous Post

Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar, Arben Anamali

Next Post

Incident në Theth, disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Next Post
Incident në Theth, disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Incident në Theth, disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al