Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryesocialisti Edi Rama ka bërë rizgjidhjen e anëtarëve të qeverisë.
Rama është shprehur se në rolin e zëvendëskryeministres do të jetë Belinda Balluku, e cila njëkohësishtë do të mbajë drejtimin e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Spiropali nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit. Rama ka caktuar Niko Peleshin në krye të Kuvendit për legjislaturën e re.
Zëvendëse e Peleshit do të jetë Klodiana Spahiu.
Taulant Balla do të marrë drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar të PS, duke i marrë vendin Bledi Çuçit.








