Kryeministri Edi Rama pohoi pasditen e sotme se nuk është penduar për takimet e zhvilluara me Charles McGonigal, ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI, i cili pak ditë më parë u dënua me 28 muaj burg për atë që njihet si dosja shqiptare.
Rama theksoi se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.
Rama: Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.
Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.