Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, ka bërë disa komente edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.
Rama është shprehur se Dumani pavarësisht se kishte mundësinë nuk ka thirrur asnjë politikan në SPAK. Sipas kryesocialistit, merita për hetimin e politikanëve të nivelit të lartë, i takon reformës në drejtësi.
“Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik”, tha Rama.