Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rama nuk e “dëboi” nga grupi/ Ahmetaj vetpërjashtohet nga Kuvendi, kush e zëvendëson

Editor by Editor
December 23, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
Rama nuk e “dëboi” nga grupi/ Ahmetaj vetpërjashtohet nga Kuvendi, kush e zëvendëson
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca plenare e 6 Korrikut ka qenë hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur në Kuvend, pasi katër ditë më vonë u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë, teksa akuzohet për përfitime të paligjshme nga dy biznesmenët e Inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ndaj tij rëndojnë akuzat për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Më vonë, ai u mor i pandehur edhe në lidhje me privatizimin e ish-furrës së bukës, në zonën e “Medresesë”, në Tiranë, ku tashmë ndodhet kompleksi “Emerald”. Një procedurë që sipas prokurorisë është kryer në mënyrë jo ligjore dhe vlerësohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra. Lidhur me çështjen vijon hetimi dhe për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.

Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia përmes postimeve në rrjetet sociale për të dyja çështjet, ku ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Por, edhe pse mbi të rëndojnë akuza korrupsioni, Partia Socialiste nuk ka ndërmarrë akte për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar, duke e lënë që ta përfundonte vetë.

Pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi, u ndje në siklet kur u pyet nga gazetarët se çfarë do të bënte PS-ja me mandatin e Arben Ahmetajt sa kohë ajo po tregohej e zellshme për t’i hequr imunitetin një tjetër deputeti, kësaj here nga opozita.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”- tha Çuçi në atë kohë.

Referuar afateve kushtetuese, me çeljen e sesionit të ri parlamentar në javën e tretë të muajit Janar 2024 pritet që të shpallet edhe pavlefshmëria e mandatit të deputetit Ahmetaj. Fillimi i sesionit të ri parlamentar shpallet përmes një seancë plenare thirrur nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Krahas seancës bëhet edhe verifikimi i mandateve, referuar nenit 71 të Kushtetutës.

Ky nen sanksionon në pikën 2 të tij se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Referuar datës, (6 korrik), kur Arben Ahmetaj ka qenë për herë të fundit në Kuvend, ai e ka plotësuar afatin kohor që i cakton kushtetuta ndaj pritet konstatimi i përfundimit të mandatit të ish numrin dy të Qeverisë.

Kështu, kryeministri Edi Rama largon në heshtje nga Kuvendi një bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë të akuzuar nga  drejtësia për korrupsion, ku sipas kreut të qeverisë, kanë ngrënë dardha pas shpinës së tij.

Në bazë të ligjit, zëvendësimi i Arben Ahmetajt në Kuvend bëhet me një tjetër deputet, bazuar në listën fituese të kandidatëve të PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Sipas votave preferenciale të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, mandati i Arben Ahmetajt i kalon Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës aktuale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila arriti të merrte 4977 persona.

Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin e deputetit, atëherë i kalon Plarent Ndrecës, i cili në vitin 2021 arriti të merrte 4008 persona. Pas tyre, në listë renditen Eljo Hysko dhe Ervin Bushati.

Previous Post

Armaldo Kllogjeri: Me Luizin as nuk përshëndetemi, nuk do i flas për një kohë të gjatë

Next Post

Të shtëna me armë në mes të qytetit, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Next Post
Autobusi del nga rruga përplaset me pemën, të paktën 14 të vdekur

Të shtëna me armë në mes të qytetit, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

July 6, 2025
“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

July 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al