Kreu i socialistëve Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e PS.
Në mbledhje pritet që Rama të zyrtarizojë Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës.
Emërimi i Klosit vjen pas largimit të Blendi Goxhes. Ky i fundit u vendos në qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit.